×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Idajet Beqiri tha se pagoi 287 mijë euro për ndërhyrje estetike, Monika Kryemadhi: Shpifje, kaq nuk kushton edhe po të jesh Kardashian

Avokati Idajet Beqiri, ka dorëzuar një kallëzim ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në SPAK, duke i akuzuar për shpenzimin e shifrave marramendëse për operacione estetike.  I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Beqiri tha se ka dorëzuar faturat e këtyre ndërhyrjeve në SPAK.

Idajet Beqiri: Duke parë këtë situatë, vlerësova të jap një model. Modeli është, se si bëhet një kallëzim penal, që të mos ngelemi nëpër studio. Në këtë situatë, i përgjegjshëm edhe për funksionin që kam dhe që jam avokat dhe kam integritet personal, thashë do të jap modele se si bëhet kallëzimi penal.

Klodiana Lala: Në kallëzimin penal që keni paraqitur, ju thoni se për llogari të zonjës Kryemadhi është paguar një shumë, 287 mijë euro. Keni dhënë një numër regjistrimi. Si e keni siguruar këtë faturë?

Idajet Beqiri: E doni ju këtë? Publikut nuk ja themi dot ne, do ja themi SPAK-ut fillimisht. Këto që i kam dhënë SPAK, do të jap edhe shpjegimin. Nuk mund ta them unë këtë, sepse ata i bëjnë pazar. Ju e keni patur këtë stil. Kam faturën dhe e kam dorëzuar. Kam bilancin e spitalit, etj.

Ylli Rakipi: Si ka mundësi që dalin emrat nëse është kompani offshore? Si e gjen ti që është Monika dhe Iliri?

Idajet Beqiri: Kanë kaluar nga kompani offshore.

Ylli Rakipi: Monika sapo ka deklaruar në një emision, që edhe seksin të kisha ndërruar nuk do kisha paguar kaq!

Idajet Beqiri: Mos dëgjoni Monikën. Ajo nuk ka çfarë të thotë. Kjo varet cfarë do të thotë hetimi. Nuk ka bërë vetëm Monika por edhe Iliri dhe fëmijët. Merruni futuni, është spitali më i shtrenjtë në botë. Monikën e kanë parë, komshinjtë përshembull, si ishte dhe si është bërë si lule. E kanë parë edhe Ilirin. Por, jo me 287 mijë euro të shqiptarëve që nuk i deklaron dhe nuk ke paguar taksa dhe nuk dihet nga vijnë.

Nga ana tjeër deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ju është përgjigjur akuzave të bëra ndaj saj se ajo ka bërë 287 mijë euro për ndërhyrje estetike. Lidhur me depozitimin e padisë së avokatit Idajet Beqiri në SPAK, i cili e akuzon se ka shpenzuar mijëra euro të padeklaruara se nga vijnë për ndërhyrje estetike. Kryemadhi tha gjatë emisionit “Opinion” se edhe një Kardashian po të jesh nuk kushton aq shumë ndërhyrja estetike.

Kryemadhi: Ju jeni një çun Tirone dhe e dini shumë që nuk kushton asnjë mirëmbajtje qoftë kjo edhe shëndetësore edhe estetike në atë vlerë. Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq shumë

Fevziu: Nuk është e vërtetë?

Kryemadhi: Suift që kanë përdorur ata nuk është klinikë në San Marino.

Fevziu: Nuk keni qenë në klinikë në atë datë?

Kryemadhi: Jo është e falsifikuar është përdorur një iban i një qytetari në Romë. Unë jam kuruar për problemet e zemrës, kanceri në qafën e mitrës, kurohem në një tjetër klinikë.

Fevziu: Po akuza ndaj jush dhe vëllait tuaj, që vëllai juaj ka marrë para pa punuar dhe ua ka kthyer në formën e një borxhi?

Kryemadhi: Po të ishin të vërteta mos kujto se do e linte Rama dhe Veliaj ta bënin disa gaztor. Im vëlla ka punuar për një kompani zviceriane, dhe paga e tij ka qenë sa e gjithë inxhinierëve të tjerë. Nëse ka shkuar në punë im vëlla apo jo, unë nuk fle me tim vëlla.

Fevziu: Paratë që merrte nga rroga ua kalonte juve?

Kryemadhi: Injoranca ka kaluar limitet e logjikës njerëzore.

Fevziu: Nuk është e vërtetë?

Kryemadhi: Po sigurisht mo që nuk është e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë