Icardi fut në “luftë” Realin dhe Man.Utd

Publikuar më 06. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Skuadra e Real Madrid është e destinuar për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi. Kur çdo gjë dukej se po shkonte në rrugën e duhur, Manchester United i ka prishur planet skuadrës së Florentino Perez. Mourinho nuk beson në paraqitjet e deri tanishme të sulmuesit Romelu Lukaku i cili ndryshe nga fillimi i sezonit, tani ka pësuar një rënie të ndjeshme. Për këtë arsye Icardi është bërë objektivi kryesor i drejtuesve të Manchester United për merkaton e verës. Anglezët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit të Interit.