Ibra: Mediat suedeze janë raciste

Zlatan Ibrahimoviç përbën gjithmonë lajm me deklaratat e tij. Suedezi ka theksuar se fundmi se mediat në vendin e tij janë raciste dhe e sulmojmë vetëm për shkak se origjina e tij është sllave. “Në Suedi janë shumë racistë. Mediat më sulmojnë sepse nuk arrijnë ta pranojnë që unë jam Ibrahimoviç dhe origjina ime është sllave.

Nëse ndonjë futbollist tjetër do të bënte gabimet e mia, do ta mbronin me forcë. Është çështje racizmi, ndoshta i pavetëdijshëm, por ekziston. Ja 100% i sigurt për këtë. Nëse mbiemri im do të ishte Andersson ose Svensson, mund të grabisja një bankë dhe sërish do të më mbronin”, tha Zlatan Ibrahimoviç.

Pas largimit të tij nga kombëtarja suedeze, Ibra ka qenë gjithmonë pre e mediave të këtij vendi, por 35 vjeçari nuk ka rreshtur së reaguari.

Të tjera

Abissnet