
Teksa ndodhet në një takim virtual me gazetarët me temën ‘Ekonomia në fokus’, kryeministri Rama është pyetur edhe mbi përgjimet e prokurorisë italiane.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë është shprehur se mbi këtë çështje do të flasë grupi hetimor.
Sipas Ramës aty thuhet qartë se pavarësisht tentativave që Ndragheta ka bërë për të investuar para në Shqipëri, nuk ia ka dalë, dhe se vetë ai nuk ka asnjë lidhje me akuzat.
Pjesë nga fjala:
Në fakt do të të zhgënjej pasi nuk do të them që për këtë do të flasë drejtësia, pasi në këtë rast ka folur plotësisht grupi hetimore italian, dhe po ua lexoj juve që keni për detyrë të informoni publikun dhe jo të ushqeni tymnajën me llafe dhe muhabete d dëngla njerëzish. Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj:
Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje.
Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane. Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë priorite.
Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë asgjë. Është e neveritshme dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merrni të gjitha ato mijëra faqe, pijuani lëngun, për t’i bërë shqiptarët për të vjellë.
Kjo për mua është një provë spekatakolare e katandisë së opoziteës dhe të medias. Nuk e imagjinoj dot një vend normal, ku një njëri ka në dorë një mikrofon, të marrë kohë nga kmoha e njerëzve per tju hedhur nbë fytyrë këtë lloj gjelle budallëku dhe poshtërsie.
Cfarë t’ju them? Që nuk kam takuar asnjehrë njerëz të tillë? Është e kotë. Çfarë të them? Është një turp ta mbajë ata që e kanë. Bëhet për të krijuar avantazhe, politike, influence nga ata që i kanë bërë nënn këtij vendi. Çfarë të them. S’kam çfarë them.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply