×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I thanë se motra vdiq nga koronavirusi, shqiptari zbulon të vërtetën shokuese pas autopsisë

Më 9 shtator, Ragip Kajtazi nga fshati Syriganë në Komunën e Istogut, mori lajmin se motra e tij vdiq në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ishte e hospitalizuar si paciente me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Megjithatë, ai filloi të dyshojë se motra e tij 71-vjeçare kishte vdekur nga virusi, pasi që nuk kishte marrë asnjë dokument zyrtar nga mjekët që vërtetonte se ajo kishte qenë e infektuar.

“Ditën e tretë në spital më kanë njoftuar që ka COVID-19, por në përcjellje të terapisë gjendja herë ka qenë stabile, e herë është përkeqësuar”, thotë Kajtazi.

“Çfarë ka vepruar mjekësia, unë nuk mund t’i paragjykoj ato gjëra. Ata më thanë se motra kishte vdekur nga virusi, por nuk kam marr asnjë letër (dokument) prej mjekut që ajo ka qenë pozitive me COVID-19 ose negative”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kajtazi vendosi që dyshimet e tij t’i vërtetojë dhe kërkoi që motrës t’i bëhet autopsia. Dy ditë pasi kishte vdekur motra e tij rezultatet dolën ndryshe nga ajo që ishte thënë më herët.

“Në mostrën e testuar nuk ka prezencë të ARN-së të virusit SARS-Cov-2. Testimi është kryer me Real Time PCR”, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës pas kryerjes së autopsisë.

Kajtazi tregon për Radion Evropa e Lirë se nuk ka mundur të marrë pjesë as në varrimin e motrës së tij, pasi që i është thënë të qëndrojë në vetizolim, për shkak se ishte vazhdimisht në shoqërim të motrës së tij.

Obduksion për çdo të vdekur/ Një konfuzion rreth numrit të vdekjeve nga COVID-19 është krijuar edhe më datë 19 shtator.

Në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), fillimisht u raportuan tri raste të vdekjes për atë ditë, por tri orë më vonë përmes një reagimi ky Institut tha se rastet e raportuara si vdekje nga COVID-19, kishin rezultuar negativë.

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për të shmangur dyshimet mbi vdekjet nga ky virus, atëherë duhet që çdo vdekjeje të dyshimtë t’i bëhet obduksioni.

“Vdekjet nuk mund të fshihen, por dyshohet se ka interferencë edhe nga politika sa i përket dinamikës dhe numrit ditor të raportimeve. Ka raste që kalojnë infeksionin dhe dalin negativë në testim, por vazhdojnë të kenë komplikime pas kalimit të infeksionit. Pra, disa mund të vdesin pasi që e kanë trajtuar virusin dhe rrjedhimisht mund të ketë gabime në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes dhe raportimit të tyre”, thotë Ulaj.

Mirëpo, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar (SSHKUK), Valbon Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka vend për dyshime sa i përket numrit të vdekjeve nga COVID-19.

Krasniqi thotë se rënia e numrit të rasteve të reja të infektuara me koronavirus nuk përcillet domosdoshmërisht edhe me uljen e numrit të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor në mënyrë të menjëhershme.

“Inkubacioni i këtij infeksioni sillet nga një deri në dy javë. Atëherë është e pritshme që pas kësaj periudhe kur fillon të bie numri i rasteve të reja, do të fillojë të bie edhe numri i rasteve të hospitalizuara. Po ashtu edhe numri i atyre që përfundojnë me fatalitetet nuk pritet të zvogëlohet të paktën deri në dy javë prej kur fillon të ulet numri i rasteve të reja të infektuara”, thotë Krasniqi.

Besimi i luhatur në sektorin e shëndetësisë/ Rasti i familjes Kajtazi nuk është i pari në Kosovë. Një rast tjetër ka ndodhur gjatë muajit prill.

Pas dyshimeve që patën familjarët e një gruaje 39-vjeçare nga Istogu, që ishte viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë, kërkuan që t’i bëhej autopsia.

Asnjë nga familjarët e saj nuk kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, andaj me kërkesë të tyre, trupi ishte zhvarrosur për t’iu kryer autopsia. Rezultatet vërtetuan se ajo nuk kishte qenë e infektuar.

Në fillim të muajit korrik, saktësisht më 5 korrik, disa familjarë ngritën dyshime për vdekjen e të afërmve të tyre që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive si pacientë me COVID-19.

Infektologu Hamdi Ramadani, tash i pensionuar, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat kundërthënëse të mjekëve të ndryshëm dhe ekspertëve shëndetësorë, kanë ndikuar që qytetarët të mos besojnë që të afërmit e tyre po vdesin nga COVID-19.

“Kjo ka bërë që njerëzit, pra qytetarët apo familjarët e të vdekurve, kanë shprehur dyshime nëse eventualisht sëmundja është shkaktuar nga COVID-19 ose sëmundje të tjera. Këtë desha të them se këto vdekje, ne ende nuk e dimë a janë të shkaktuara nga COVID-19”, thotë ai.

Numër i vogël i testimeve/ Derisa në Kosovë brenda ditës nuk bëhen më shumë se 500 teste, në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut, bëhen nga 1,000 deri 1, 500 teste.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se për t’u bërë një vlerësim real i gjendjes me COVID-19, në Kosovë duhet të bëhen më shumë teste.

“Numri i të testuarve është shumë i vogël, jashtëzakonisht i vogël. Pa e ditur sa kemi njerëz të testuar dhe sa i kemi pozitivë e sa negativë, ne e kemi të vështirë ta vërtetojmë se si do të sillet sëmundja pas një jave ose tri jave”, thotë Ramadani.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars. Që nga ajo kohë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovë janë infektuar me koronavirus dhe rreth 13 mijë janë shëruar.

Derisa si pasojë e koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, kanë vdekur mbi 600 persona. /REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shpërthim COVID-19 në Belgjikë/ Shtretërit në spitale mbushen plot me pacientë

Shpërthim COVID-19 në Belgjikë/ Shtretërit në spitale mbushen plot me pacientë

Publikuar më 27.10.2020
Belgjika është në prag të një katastrofe të koronavirusit, p...

Belgjika është në prag të një katastrofe të koronavirusit, pasi një zyrtar i lartë i Shëndetësisë paralajmëroi se vendit mund t’i mbarojë numri i shtretërve të kujdesit intensiv brenda dy javëve të ardhshme. Vendi me 11.5 milionë njerëz ka raportuar mesatarisht më shumë se 13 000 raste në ditë gjatë javës së kaluar, sipas Institutit […]

Lexo më shumë

Franca kërkon që Bashkimi Europian të marrë masa ndaj Erdogan

Franca kërkon që Bashkimi Europian të marrë masa ndaj Erdogan

Publikuar më 27.10.2020
Franca u bëri thirrje sot udhëheqësve të tjerë të Bashkimit ...

Franca u bëri thirrje sot udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian të miratojnë masat kundër Turqisë pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vuri në dyshim shëndetin mendor të Presidentit Francez Emanuel Macron dhe bëri thirrje për bojkot të produkteve franceze. “Franca është e bashkuar dhe Evropa është e bashkuar. Evropa duhet të marrë vendime në […]

Lexo më shumë

FOTO/ Alarm për bombë në Paris, evakuohet zona përreth Harkut të Triumfit

FOTO/ Alarm për bombë në Paris, evakuohet zona përreth Harkut të Triumfit

Publikuar më 27.10.2020
Një pako e dyshimtë personat që ndodheshin në zonën përreth ...

Një pako e dyshimtë personat që ndodheshin në zonën përreth Place de l’Etoile dhe Champs-Elysées në Paris. Sopt janë bërë gjithsej 2 evakuime në këtë zonë, pasi në një pako janë zbuluar municione. Policia u vendos në skajin perëndimor të Champs-Élysées, aty ku qëndron monumenti i Harkut të Triumfit, sot në orën 15.00 pasdite. Zona […]

Lexo më shumë

Merret vendimi/ Parlamenti Europian do t’i realizojë takimet e tij online për shkak të frikës së COVID-19

Merret vendimi/ Parlamenti Europian do t’i realizojë takimet e tij online për shkak të frikës së COVID-19

Publikuar më 27.10.2020
Parlamenti Evropian do të mbajë sesione plenare në internet ...

Parlamenti Evropian do të mbajë sesione plenare në internet dhe anuloi pothuajse të gjitha takimet personale deri në fund të nëntorit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, sipas një shënimi të brendshëm të lëshuar nga David Sassoli, presidenti i Parlamentit, dhe parë nga POLITICO. “Rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në shumë shtete anëtare dhe […]

Lexo më shumë

BE paralajmëron se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për popullsinë para vitit 2022, jo çdo vaksinë mund të jetë efektive

BE paralajmëron se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për popullsinë para vitit 2022, jo çdo vaksinë mund të jetë efektive

Publikuar më 27.10.2020
Vetëm një pjesë e popullsisë së Bashkimit Evropian mund të v...

Vetëm një pjesë e popullsisë së Bashkimit Evropian mund të vaksinohet kundër koronavirusit të ri para vitit 2022, nëse një vaksinë efektive është në dispozicion, thanë zyrtarët e BE në një takim të brendshëm, ndërsa qeveritë mbeten të ndara në planet e vaksinimit, thekson Reuters. Paralajmërimi vjen pavarësisht nga fakti se blloku prej 27 vendesh, […]

Lexo më shumë

Evropa pranë izolimit, Franca me 100 mijë të infektuar në ditë! Paralajmëron Merkel: Kështu nuk mund të vazhdojmë!

Evropa pranë izolimit, Franca me 100 mijë të infektuar në ditë! Paralajmëron Merkel: Kështu nuk mund të vazhdojmë!

Publikuar më 27.10.2020
“Jemi para muajve shumë të vështirë. Kështu nuk do të mund t...

“Jemi para muajve shumë të vështirë. Kështu nuk do të mund të vazhdojmë tutje”, ka paralajmëruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi me anëtarët e tjerë të partisë së saj. Ngjashëm në Francë, Itali, Holandë, Çeki, Austri, Slloveni, Belgjikë dhe Spanjë. Për vetëm 10 ditë numri i të infektuarve me COVID-19 është dyfishuar, duke […]

Lexo më shumë

Të mos mbyllet vendi/ Mafia italiane nxit protestat, bizneset në borxhe janë gati të bashkëpunojnë

Të mos mbyllet vendi/ Mafia italiane nxit protestat, bizneset në borxhe janë gati të bashkëpunojnë

Publikuar më 27.10.2020
Mafia italiane po bën gjithçka që mundet për të parandaluar ...

Mafia italiane po bën gjithçka që mundet për të parandaluar kufizimet nga koronavirusi në biznesin e tyre – përfshirë orkestrimin e dhunës në protestat kundër bllokimit. Sipas autoriteteve italiane, turma planifikoi dhe drejtoi demonstrata në Napoli, të cilat kaluan në dhunë dhe sulme ndaj policisë të premten. Protesta të ngjashme janë zhvilluar në të gjithë […]

Lexo më shumë

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ ‘Vritet’ Ministri i Mbrojtjes armene? Ja reagimi zyrtar nga Armenia (Video)

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ ‘Vritet’ Ministri i Mbrojtjes armene? Ja reagimi zyrtar nga Armenia (Video)

Publikuar më 27.10.2020
Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i k...

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte Ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai […]

Lexo më shumë