I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Rinas kinezi

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana  dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kinez : G.L, 25 vjeç,  lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale “Gjobëvënie”, (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve. Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, 25-vjeçari së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ri-paguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vend-parkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet