×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I shembën shtëpinë te ‘5 Maji’, Nënë Liza padit Veliajn për shkatërrimin e pronës dhe për shpifje

Zonja Lizë Marku, 77 vjeçe, e njohur tashmë në media si “nënë Liza e protestave” kundër shembjeve të banesave në rrugën 5 Maji në Tiranë, ka bërë së fundmi një kallëzim penal kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, për shkatërrimin e pronës, por edhe për shpifje ndaj saj. Në dokumentin që disponon Syri.net, nëna Lizë tregon se pavarësisht të gjitha përpjekjeve, shtëpinë ku jetonte me të tre djemtë, mundin e tyre në emigracion, ia shembën në muajin shkurt dhe sot e kësaj dite, as ka kontratë banese me bashkinë e Tiranë, as përfiton ndonjë bonus qeraje prej saj.

Nëna Lizë tregon se ka 17 vjet që i premtojnë legalizimin e banesës dhe 17 vjet rresht, në dyert e ALUIZNI-it e kanë pritur vetëm sekserët që i kërkonin deri në 10 mijë euro për atë çertifikatë legalizimi që ajo nuk e kishte. 

Por, zonja Lizë më shumë nga gjithçka tashmë është tronditur dhe ka shkuar deri në gjykatë e prekur nga shpifjet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sipas të cilit, nëna Lizë jo vetëm që e paska mbështetur shkatërrimin para syve të mundit 30-vjeçar të djemve të saj, por madje edhe e paska ka përqafuar Kryeinspektorin e IKMT që ia rrëzoi pronën!!!

“Turp, turp, turp” përsërit ajo disa herë në kallëzimin penal, duke nënvizuar se si mund të përqafohet viktima me hasmin e saj!”.

Në vijim, pjesë nga kallëzimi penal i zonjës Liza Marku:

“Unë kallëzuesja Liza Marku, e ardhur nga zonat e Mirditës në vitet ’90 dhe që jemi vendosur si mijëra familje shqiptare në rrethinat e Tiranës dhe konkretisht jemi vendosur në njësinë administrative nr. 8 në rrugën “5 Maji: Breg Lumi, ku më vështirësi të jashtëzakonshme për një periudhë 10-vjeçare emigrimi fëmijët e mi në vitin 2004 kanë përfunduar së rregulluari një ndërtesë 3-katëshe, secili nga një kat sepse ishin 4 kurorë pasi nuk kishim trual për t’i bërë shtëpitë të shkëputura, gjithashtu nga përpjekja që kam bërë për të mbrojtur shtëpinë e fëmijëve të mi nga shkatërrimi barbar që më ka bërë bashkia Tiranë, unë nga mediat jam pagëzuar Nënë Liza, ku ka kam protestuar së bashku me të gjithë banorët e tjerë të rrugës “5 Maji” .

Për vetë moshën time 77-vjeçare ndoshta veprimet dhe këmbëngulja ime për të mbrojtur gjakun e fëmijëve ka qenë pak më sensitive dhe se gazetarët më kanë qëndruar prapë për të bërë lajm, kam dhënë mjaft intervista, jam takuar përballë kamerave edhe me Kryeministrin e Shqipërisë e funksionarë të tjerë, por shqetësimin dhe hallin tim nuk e ka dëgjuar njeri dhe aq më pak të japë zgjidhje.

Ne si familje kemi 17 vjet që kemi një dosje për legalizim në zyrat e shtetit shqiptar dhe sa herë kishte votime, kishte premtime…na jepni votën se do t’u legalizojmë shtëpitë dhe në fund asgjë, pasi baza e punës nëpër zyrat e shtetit ishte edhe është korrupsioni, pasi sa herë afrohesha tek zyrat e ALUIZNI-t ku kërkonin nga 5 deri në 10 mijë euro për të më dhënë në dorë çertifikatën e pronësisë. Por ne si familje nuk kishim asnjë mundësi ekonomike.

Policia e Shtetit me anë të fadromave më datë 22 shkurt 2022 më ka shkatërruar përfundimisht banesën dhe se aktualisht nuk kam asnjë marrëveshje me bashkinë, nuk përfitoj bonus qiraje dhe ndodhem në qiell të hapur.

Unë disponoj çdo dokumentacion të nevojshëm ligjor që vërteton faktin se ndërtesa ime ka qënë e ligjshme dhe se veprimi i prishjes së saj nga Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Kryeinspektori Mariglen Qato. Theksoj se po në këtë datë më kanë arrestuar edhe djalin tim Mirash Marku dhe po më datë 22.02.2022 kam bërë kallëzim penal në Komisariatin nr.4 për shkatërrimin e banesës sime nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Mariglen Qato, por deri tani nuk më ka thirrur njeri nga prokuroria për sqarime as me më njoftu ka filluar apo jo çështja penale. Tani po kuptoj se pushteti të vret dhe nuk të jep njeri llogari.”

….Por, kam dëgjuar edhe po dëgjoj çdo ditë kryetarin e bashkisë Erion Veliajn që ka deklaruar Këshillin Bashkiak Tiranë, nëpër media e takime, sikur Nënë Liza është përqafuar me Kryeinspektorin Mariglen Qato pas shembjes së banesës dhe sikur unë kam qenë dakord me veprimet e bashkisë.

Këto deklarime…janë shpifje e paskrupullt që bëhet për qëllime politike dhe për manipulimin e opinionit dhe banorëve të rrugës “5 Maji: që u janë shkatërruar banesat…

Turp, turp, turp.

Më vjen turp kur dëgjoja nga goja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të deklarojë gënjeshtra dhe shpifje monstruoze për gjëra të paqena dhe të pandodhura kurrë për gjoja takime të përzemërta të viktimë me hasmin. Turp! Turp! Dhe kërkoj dënimin maksimal të personave që kanë shpifur apo shpifin çdo ditë për përfitime të kapitalit publik!

Po si përqafohet një nënë me hasmin e saj, pra me personin që i shkatërroi shtëpinë dhe i burgosi djalin e pafajshëm si dhe i vrau djemtë duke u marrë djersën dhe gjakun e 30 vjetëve të emigrimit?!”

Image

 

Image

ImageImage

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë