×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I plagosuri në Peqin dhëndër i një prej kapobandave të ’97, zbulohet emri i autorit të ngjarjes

Mbrëmjen e sotme një 31-vjeçari i identifikuar me emrin Besmir Hakballa mbeti i plagosur pas një atentati me armë në qytetin e Peqinit. Në njoftimin e policisë thuhej se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit dhe se ishte identifikuar autori.

“Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Besmir Hakballa, 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M, ku vijon puna intensive për kapjen e tij”, thuhej në deklaratën e policisë.

Ndërkohë së fundmi është zbuluar emri i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe e shkuara e të plagosurit. Autori i dyshuar është Adriatik Mezja, person me precedentë penale. Është mësuar se para disa muajsh autori ka qenë objektiv i një atentati me armë zjarri, por ka shpëtuar.

Nga ana tjetër, i riu i plagosur, Besmir Hakballa, është gjithashtu një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekzekutuan kryefamiljarin në banesë, arrestohen gruaja dhe vajza e të ndjerit

Ekzekutuan kryefamiljarin në banesë, arrestohen gruaja dhe vajza e të ndjerit

Publikuar më 26.07.2021
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djesh...

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, […]

Lexo më shumë

Librazhd/ Var veten në pemë 30-vjeçari

Librazhd/ Var veten në pemë 30-vjeçari

Publikuar më 25.07.2021
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Policia njoft...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Policia njofton se 30-vjeçari D. Duka ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Detaje nga policia:  Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i […]

Lexo më shumë

Fier/ 47-vjeçari vetëvritet me pistoletë në dyqanin e tij

Fier/ 47-vjeçari vetëvritet me pistoletë në dyqanin e tij

Publikuar më 22.07.2021
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fi...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Një 47-vjeçar ka vetëvrarë veten me pistoletë brenda dyqanit të tij suvenir. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier. Bëhet fjalë për Arjan Asllanin, pronarin e dyqanit suvenir por nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçarin […]

Lexo më shumë

EMRI/ Kush është viktima e aksidentit në Rubik

EMRI/ Kush është viktima e aksidentit në Rubik

Publikuar më 20.07.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kom...

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit. Një autobus u përplas me një makinë në afërsi të Rubikut. Për pasojë, ndërroi jetë drejtuesi i automjetit Hysen Seitaj, ndërsa u plagosur djali i tij. Policia ka informuar se drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët e […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, gjen vdekjen drejtuesi i mjetit

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, gjen vdekjen drejtuesi i mjetit

Publikuar më 20.07.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit. Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se në dalje të Rrubikut është përplasur një autobus me një automjet tjetër. Nga informacionet paraprake dyshohet për një viktimë. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Njoftimi i policisë: Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 17:22, në […]

Lexo më shumë

Qëlloi në ajër në Kombinat, si u kap adoleshenti që postonte foto me kallash në rrjetet sociale

Qëlloi në ajër në Kombinat, si u kap adoleshenti që postonte foto me kallash në rrjetet sociale

Publikuar më 18.07.2021
Një adoleshent 17-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë...

Një adoleshent 17-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Policia thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17-vjeçarit me inicialet K. S. nga Kombinati, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajër. […]

Lexo më shumë

Digjet “Golf”-i në Krujë, merr flakë edhe kioska

Digjet “Golf”-i në Krujë, merr flakë edhe kioska

Publikuar më 18.07.2021
Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Sipas policisë...

Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Makina e djegur është tip “Golf” në pronësi të S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale. […]

Lexo më shumë

Dhunë ndaj babait dhe gruas, kanabis, vjedhje dhe të dehur të timon, 7 të arrestuar në Tiranë

Dhunë ndaj babait dhe gruas, kanabis, vjedhje dhe të dehur të timon, 7 të arrestuar në Tiranë

Publikuar më 18.07.2021
Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje...

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje, aksident, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa patentë, por edhe kanabis. Ndërsa në Paskuqan është vjedhur një shumë parash në një banesë dhe po punohet për identifikimin e autorit. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë […]

Lexo më shumë