I panjohuri “tmerron” familjen Kardashian-Jenner (Video)

Bë familjen Kardashia-Jenner, një person i panjohur ka shkaktuar panik pasi ka tentuar të hyjë në shtëpinë e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

I panjohuri u fiksua nga kamerat e sigurisë  në shtëpinë e Kylie në Hidden Hills të Kalifornisë dhe më pas i njëjti u pa në shtëpinë e Kim Kardashian.

Ka qenë TMZ, e cila ka publikuar pamjet ku duket personi në kopshtin Kylie. Gjithashtu pamjet e marra nga prona e Kim tregojnë të njëjtin person që po kërkonte diçka në kutinë e saj postare dhe më pas u largua me shpejtësi kur ekipi i saj i sigurisë e vuri re.

Këto incidente kanë shqetësuar familjen Kardashian-Jenner, pasi ata të gjithë jetojnë në një komunitet të mbyllur dhe askush nuk vjen tek rruga ku banojnë.

Kujtojmë se në vitin 2016 persona të armatosur kanë hyrë në apartamentin e Kim Kardashian në Paris ku i grabitën gjëra shumë të vlefshme, ndër to edhe një unazë prej 4 milionë funtash, dhuratë nga bashkëshorti i saj Kanye West

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet