I nxehti mbyll edhe Akropolin në Athinë

Autoritetet greke kanë mbyllur Akropolin për disa orë, pasi Athina është përfshirë nga temperatura të larta.

Qyteti arkeologjik është mbyllur për disa orë pasi temperaturat në kryeqytetin grek arritën deri në 40 gradë celsius.

Temperatura më e lartë u regjistrua në mesditë, kur një termometër në qendër të Athinës shkoi në 42 gradë celsius.

“Vetëm e lexova që është mbyllur, por mendoj se kanë të drejtë pasi është shumë nxehtë”, tha një turist nga Franca.

Autoritetet kanë hapur kondicionerët nëpër vendet publike, ndërsa ekipet e zjarrfikësve paralajmëruan për zjarret e mundshme në periferi të Athinës.

Në periudhën kur turistët janë fshehur nëpër hije të pemëve, meteorologët kanë parashikuar se gjatë ditëve në vazhdim do të mbajë mot edhe më i nxehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet