I ndalohet hyrja në SHBA, Doshi: Nuk kam qenë në dijeni

Tom Doshi, deputet i parlamentit shqiptar ka folur pasi i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës atij dhe familjes së tij. Ai ka thënë se nuk ka qenë i informuar dhe se e ka marrë vesh nga mediat.

“Unë jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri. Gruaja dhe fëmijët kanë nënshtetësi australiane dhe se mund të ikin kollaj në Amerikë. Jam njeriu më i votuar në vend. Mua më ka vlerësuar populli im. Unë kam biznesin tim të deklaruar. Paguaj taksat dhe jam shumë në rregull, me ligjin dhe çdo gjë”, tha Doshi.

/D.Xh/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet