×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I mori makinën kolegut dhe shtypi klientin që pinte kafen në lokal, mësuesja sapo ishte pajisur me patentë

Një qytetar nga Lezha po konsumonte kafen e mëngjesit në një nga lokalet në zonë, pa i shkuar nëpër mend se mund të goditej nga një automjet.

Aksidenti i pazakontë u regjistrua rreth orës 9:00 të së enjtes në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh, kur një automjet doli jashtë rruge dhe përfundoi në ambientet e lokalit. Automjeti “Volksvagen” që drejtohej nga një mësuese, humbi kontrollin dhe përfundoi në ambientet e një lokali në anë të rrugës. Nga aksidenti mbeti i plagosur një person me iniciale N.N. 60 vjeç, i cili ishte klient në lokal dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se pasi mori ndihmën e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton Panorama.

Sipas burimeve, mësuesja, e cila sapo ishte pajisur me leje drejtimi, i kishte marrë automjetin një kolegut të saj dhe sapo ka dalë në rrugë, ka humbur kontrollin e makinës, në të cilën udhëtonin dhe persona të tjerë si pasagjerë. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, ku dha sqarimet e saj rreth ngjarjes dhe më pas u la e lirë.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh në harkun kohor të katër ditëve në rrugët e Qarkut të Lezhës me një bilanc me 7 persona të plagosur. Ndërsa dhe përgjatë muajit maj pati bilanc tragjik nga aksidentet, me 4 viktima dhe rreth 30 persona të plagosur, teksa shkaku kryesor i këtyre ngjarjeve rrugore mbetet shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve si dhe rrugët pa standarde në Qarkun e Lezhës, të cilat po marrin jetë njerëzish. Akset më problematike mbeten Lezhë-Shkodër, Lezhë-Mamurras, si dhe rruga e kombit segmenti MilotRrëshen i cili vitet e fundit është kthyer në një aks mjaft të rrezikshëm për sa i përket aksidenteve rrugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë

Përgatitet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro pasuri të padeklaruar

Përgatitet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro pasuri të padeklaruar

Publikuar më 24.06.2022
Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shq...

Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë territorit, tatimpaguesit dhe personat fizikë. Pr/ligji pas konsultimeve të kalojë për votim në qeveri dhe në parlament. Pr/ligji parashikon se pas deklarimit vullnetar të të ardhurave do të jepet vërtetimi për amnistinë fiskale. Amnistia fiskale për individë, bizneset dhe personat fizik do të lejohet […]

Lexo më shumë