×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“I madh e i vogël kanë vendosur gjyqtaren ne turrën e druve”, Bushati: Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, por …

Andi Bushati

Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij qyteti që prej fundvitit të kaluar, po kryqëzohet për videot prej veline që ka regjistruar në zyrën e saj, për afishimin e buzëve mishtore, njësoj si modelet gjithë botoks të instagramit, për zgjedhjet e këngëve me “mafia”, ndërkohë që qyteti ku ajo duhet të bëjë drejtësi lëngon në peshën e krimit.

Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, aq sa si kurrë ndonjëherë më parë, reaguan me deklarata urgjente edhe Inspektori i lartë i Drejtësisë, apo ministrja Etilda Gjoni që e etiketoi si “turp i drejtësisë”.

Të gjithë kanë arritur konsensusin për goditjen e saj.

Në fakt, nga videot e Tik Tokut që kemi parë deri më tani, Enkeleda Kapedani, më shumë se sa të ngjall urrjtje, të bën për të qeshur. Ajo nuk ngjan aspak me magjistratët e korruptuar që bëjnë pazare në emër të ligjit, që janë vënë në shërbim të bandave (ndonëse në arkivat e Lapsi.al emri i saj del në lirimin e dyshimtë të një të burgosuri), apo u kërkojnë rryshfet qytetarëve.

Në rastin më të keq ajo është një kopje e atyre çupulinave mendjelehta që çajnë përpara me lajka dhe budallëk, për të cilat ekzistenca në botën e dukjes mbetet një qëllim parësor.

Por, sado komike të duket kjo gjyqtare përmes prezantimit që iu bë nga videot që ka prodhuar vetë, edhe në garën për qesharakëzim, ajo nuk i kalon bëmat e drejtësisë së reformuar që kemi parë deri më tani. As dredhja e saj e belit teksa hyn në zyrë, as muzika tallava që zgjedh, nuk janë më komike sesa arrestimi i të vdekurve nga SPAK, sesa betimi i një kandidateje për Gjykatë Kushtetuese, tek një noter buzë Lanës apo sesa përpjekja për të folur në gjuhë të huaj e ish kryeprokurores së përkohshme.

Po, atëherë pse lehtësia e papërballueshme e Enkeleda Kapedanit prodhoi një urrejtje konsensuale, valën e së cilës nuk e kanë ngritur dot as gafat apo krimet më mostruoze të kolegëve të saj? Pse ajo goditet me unanimitet nga të gjithë, ndërkohë që emrat e atyre që nuk hetojnë krimet zgjedhore, bëmat e të shkuarës dhe të tashmes, grabitjen e parave publike mbesin gjithmonë në errësirë?

Pse ajo po vizatohet si delja e zezë e një drejtësie që para se të jetë qesharake është e kapur politikisht dhe e korruptuar?

Ndoshta tek kjo pyetja e fundit duhet kërkuar edhe përgjigja e furisë së shproporcionuar që u ngrit për kryegjykatësen e Elbasanit.

Sepse të pa vendosur dhe të pa unifikuar për të reaguar ndaj krimeve të mëdha, një shumicë nga ne janë shndërruar në ripërtypës të ushqimit që i jep Facebook, Instagram, apo Snapchat.

Në këtë pikë, rasti i Enkeleda Kapedanit është shumë ilustrues për një deformim që po ndodh në një shoqëri që po dashurohet gjithjnjë e më shumë pas kauzave të vogla dhe gjithnjë e më pak për probleme thelbësore.

Në kohët e fundit, në Shqipëri, janë zhvilluar protesta për keqtrajtimin e kafshëve në Tiranë, për diskriminimin e personave që kanë prirje të ndryshme seksuale nga shumica, për ndonjë keqtrajtim ndaj “seksit të dobët”, por asnjë e tillë për vdekjen e një minatori në galeri, për humbjen e jetës të një punëtori ndërtimi në kullat e ndonjë oligarku, për nxjerrjen e jashtëligjshme nga shtëpitë të dhjetra banorëve që bien viktimë e planeve rilindase.

E gjithë kjo panoramë, shënon fatkeqësisht, zbehjen vullnetit për të ndryshuar apo korigjuar sistemin dhe kamuflimin e tij me mbajtjen ndezur të kauza të paqena. Kjo hyrje përfundimtare në shoqërinë e spektaklit, që lejon ti retushosh sipërfaqen pa i prekur thelbin, është shpjegimi më i arsyeshëm për proporcionet që morën videot skandaloze të gjykatëses së Elbasanit. Prandaj dhe Enkeleda Kapedani u ndesh me pothuajse unanimitetin e një furie armiqësore që nuk e kanë pësuar as gjykatësit apo prokurorët që kanë prodhuar bëma shumë më të rënda sesa përdredhja e të pasmeve të saj.

Në këtë pikë, ajo nuk është thjeshtë një viktimë rastësore e popullit që përdor rrejtet sociale, ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është një provë se kemi hyrë në periudhën e dorëzimit, aq sa nuk do jetë çudi që aktet më të mëdha të disidencës, ashtu si dikur, të konsiderohen barcaletat shpesh pa humor, nga ato që prodhoheshin në kohën e diktaturës së proletariatit në Shkodër. Lapsi.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kim Mehmeti: Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës, atë e kallëm të gjithë ne!

Kim Mehmeti: Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës, atë e kallëm të gjithë ne!

Publikuar më 09.09.2021
Kim Mehmeti Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur d...

Kim Mehmeti Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë poaq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt. Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën […]

Lexo më shumë

E bukura dhe bishat

E bukura dhe bishat

Publikuar më 02.09.2021
Arben Rrozhani Prej disa ditësh, media botërore i ka kushtua...

Arben Rrozhani Prej disa ditësh, media botërore i ka kushtuar vëmendje, dhimbje dhe protestë vrasjes brutale të Nourzan Al-Shammari, 20-vjeçares së njohur si “E bukura e Bagdatit”, që u vra nga tre burra me thikë, pasi kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj. Ngjarja e rëndë shkaktoi zemërim të madh në të gjithë Irakun, […]

Lexo më shumë

1 Shtatori duhet të jetë Ditë e Shënuar Shtetërore

1 Shtatori duhet të jetë Ditë e Shënuar Shtetërore

Publikuar më 31.08.2021
Si sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, në mëngjes, ora 9...

Si sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, në mëngjes, ora 9.12, “Asambleja Konstituente shpalli Shqipëninë – Mbretni demokratike, parlamentare dhe të trashigueme”. Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Rreth dy […]

Lexo më shumë

Bujar Nishani: Lulzim Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD-në kokëulur e të rrënuar

Bujar Nishani: Lulzim Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD-në kokëulur e të rrënuar

Publikuar më 31.08.2021
Bujar Nishani Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të...

Bujar Nishani Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”. L. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të […]

Lexo më shumë

Refugjatet politike afgane: humanizmi nuk duhet te cenoje sigurine kombetare

Refugjatet politike afgane: humanizmi nuk duhet te cenoje sigurine kombetare

Publikuar më 19.08.2021
Ekrem Spahiu Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit pol...

Ekrem Spahiu Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit politik dhe sigurisë së Afganistanit është evidentuar sot në krye të axhendës ndërkombëtare. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se një numër i konsiderueshëm qytetarësh afganë që bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së përgjatë procesit të paqebërjes, po përballen me hakmarrjen e mundshme nga […]

Lexo më shumë

Diplomati i lartë malazez, Miodrag Vlahoviç: “Ballkani i hapur“-mos u vaftë mendja

Diplomati i lartë malazez, Miodrag Vlahoviç: “Ballkani i hapur“-mos u vaftë mendja

Publikuar më 13.08.2021
Miodrag Vlahoviç Pothuajse askush nuk e veneroi se negociata...

Miodrag Vlahoviç Pothuajse askush nuk e veneroi se negociatat Kurti-Vuçiq dështuan para se të nisnin. Aty presidenti serb, në praninë e dyshes spanjollo-sllovake të BE-së – Borrell dhe Lajçak, të cilët, falë rrjedhës së pafat dhe të rastësishme të ngjarjeve, vijnë pikërisht nga vendet që (ende) nuk e kanë pranuar njërën palë negociuese si vend […]

Lexo më shumë

Emin Azemi: Një përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tij

Emin Azemi: Një përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tij

Publikuar më 11.08.2021
Emin Azemi Raportet e mira ose të këqia me Serbinë, z. Rama,...

Emin Azemi Raportet e mira ose të këqia me Serbinë, z. Rama, testohen në Kosovë. Nesër mund të mos jetë Vuçiç kryetar i Serbisë, por në Tiranë duhet të mbetet i pandryshuar përceptimi politik e kombëtar se pa tejkalimin e problemeve Kosovë-Serbi nuk mund të ketë edhe raporte normale Shqipëri-Serbi. Gjithsesi Shqipërisë i nevojiten marrëdhënie […]

Lexo më shumë

Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!

Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!

Publikuar më 30.07.2021
Silvana Begaj Faik Konica: Armiku më i madh i shqiptarëve ja...

Silvana Begaj Faik Konica: Armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët! Shqiptarët krijuan Serbinë, Greqinë, Turqinë, Romën antike dhe shumë shtete të tjera, por nuk u kujtuan kurrë të krijonin shtet për veten e vet! Le ta dijë gjithë bota mbarë! Jemi Shqipëria e trimërisë dhe historisë. Histori e shkruajtur me pushkë e […]

Lexo më shumë