I kërkoi favore seksuale studentes, në pranga pedagogu (Video)

Ndalohet pedagogu Denis Hiçi pas publikimit te kamerave të fshehta nga emisioni “Stop”, ku ai shfaqet duke i kërkuar favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.

Efektivë të policisë së Elbasanit kanë ndaluar pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, konfirmuan burime nga policia lokale. Ndalimi erdhi pas publikimit mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop”, të filmimeve ku Hiçi shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një studenteje në këmbim të një note kaluese në provime.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë pedagogu në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet