I ka vrarë të gjithë ata që e kanë pyetur: Kur do të martohesh?

Martina Japec Martinko

Në Rusinë e lashtë, princi Igor dhe princesha Olga ishin shembull i një çifti të fuqishëm – Igori i quajtur “I Mençuri” ishte djali i Rjurikut, themeluesit të Rusisë, e Olga në gjithë mbretërinë ishte e njohur si “Bukuroshja Olga”.

Igori ka futur nën kontroll fiset Uglich, Drevlian dhe Pechen. Ka ndërmarrë dy sulme për të pushtuar Bizantin në vitet 941 dhe 944 dhe e ka rrethuar Konstandinopojën. Luftimet e pasuksesshme kundër Bizantit i ka përmbyllur me një marrëveshje tregtare në vitin 944. Procesi i feudalizmit është përshpejtuar në periudhën e Rusisë së Kijevit, por kanë pasuar edhe kryengritjet për shkak të taksave të mëdha.  Kryengritjen e kanë organizuar Drevlianët. Në përballje me ta, Igori arrestohet dhe vritet në vitin 945.

Olga u shkatërrua. Pikëllimi i saj ishte aq i madh sa që në momentin kur dikush i propozonte që të martohet sërish, përfundonte i vdekur.

Ajo nuk mbeti vetëm, me Igorin kishte djalin trevjeçar Svjatoslavin. Derisa gjakun e Igorit e kishin ende të freskët në duar, Drevlianët i çojnë mesazh Olgës, ku i shkruajnë se Igori ishte si ujku i cili shkatërron çdo gjë që ka para vetes, por atë e konsiderojnë të mirë dhe është më mirë që të martohet me princin e tyre Mala.

Ata u munduan që në këtë mënyrë të luajnë rolin e Kupidit, me qëllim që të marrin kontrollin mbi gjithë mbretërinë. Por, Olga kishte plane tjera me njerëzit që i propozojnë për tu martuar.

Oferta për martesë, tha ajo, është pikërisht ajo që dëshironte, dhe do të kishte dëshirë të tregonte rrespekt para qytetarëve të Kijevit, duke i çuar të gjithë me një anije, që njerëzit ti shohin dhe ti përshëndesin. Por, kur u realizua kjo, njerëzit e saj lëshuan anijen në një kanal dhe i varrosën të gjallë.

Por ky nuk ishte fundi, hakmarrja e Olgës sapo kishte filluar.

Pas kësaj i dërgoj porosi Drevlianëve “nëse vërtetë e dëshironi prezencën time, më dërgoni meshkujt më në zë që keni për përcjelljen time, në mënyrë që të vij deri tek princi juaj me nderin e dinjitetshëm”. Pasi morën mesazhin e saj, Drevlianët vepruan pikërisht kështu. Kur meshkujt arritën në Kijevë, Olga i priti me buzëqeshje në fytyrë dhe u ofroj relax në llixha (siç ishte zakoni në atë kohë). Ata e mirëpritën ofertën, por sapo u futën në llixha, ajo urdhëroi që të mbyllen dyert dhe ti futet zjarri gjithë atij vendi.

Përsëri iu paraqit Drevlianëve duke ju kërkuar sasi të mëdha të rakisë prej mjaltës, dhe ti organizojnë bashkëshortit të saj një funeral të madh, duke kërkuar në këtë mënyrë falje për vrasjen e tij. Drevlianët naiv, përsëri e dëgjuan, e Olga gjatë këtij funerali u sjell normal dhe me ngrohtësi. Në këtë mënyrë, ata shumë shpejtë u relaxuan.

Në banketin e organizuar pas funeralit, ajo priti që të gjithë të dehen dhe më pas shfrytëzoj pakujdesinë e tyre, dhe në një moment urdhëroi ushtarët e saj, që ti therrin të gjithë.

 

Në aktin e saj të fundit kundër Drevlianëve, i porositi se janë të obliguar të paguajnë tatim në formë të zogjëve. Ata e dëgjuan dhe i çuan Olgës për dhuratë, të gjithë zogjtë që kishin. Ajo i pranoi dhe në këmbën e çdo zogu lidhi nga një copë pëlhurë të zhytur në squfur. Në mbrëmje, banorët kishin ndezur pishtarët e tyre për ndriqim. Duke e ditur se zogjtë do të kthehen mbrapsht tek pronarët e tyre në qytet sapo ajo ti liroj, me ato lidhi edhe pishtar. Squfuri, pishtarët dhe pëlhura ndezën një zjarr që dogji gjithë qytetin.

Sidoqoftë, princesha Olga është shembull i fjalës së lashtë: Nuk ekziston hakmarrja e femrës!

 

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet