I jepet lamtumira Gjergj Xhuvanit, ceremonia mortore private

Homazhet/ Përcillet në banesën fundit Gjergji Xhuvani. Trupi i pajetë erdhi nga Roma në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ceremonia mortore private, i pranishëm edhe djali nën shoqërimin e forcave të policisë

Enida Vërça

Në një ceremoni private, larg fokusit të medias dhe pa shumë zhurmë, është përcjellë për në banesën e fundit regjisori Gjergji Xhuvani, ditën e djeshme në orën 14:00. Turpi i pajetë erdhi nga Roma në orët e para të mëngjesit. Familja dhe të afërm dolën aeroport për të marrë trupin dhe më pas për të kryer ceremoninë mortore, e cila ishte familjare. Edhe pse larg fokusit të medias, por jo vëmendjes së saj, ajo që bëri më shumë bujë ditën e djeshme, ishte edhe prania e djalit të tij, Kostandin Xhuvani, i cili është i dënuar për vrasjen e 4 personave, në zonën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, 5 vjet më parë. Pas kërkesës së tij, ai është liruar nga burgu vetëm për një ditë, që të ishte i pranishëm në ceremoninë mortore. Drejtoria e burgjeve i ka dhënë leje, duke e shoqëruar me forca të shumta për të shmangur çdo incident. Kineasti u nda nga jeta nga jeta më 14 gusht pas një ataku kardiak. Ai ndodhej në Romë ku po punonte për filmin e tij të fundit “Liqeni im”.

Profil

Gjergj Xhuvani lindi në Tiranë në vitin 1963. Ai ishte djali i shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani. Gjergji u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1986. Për katër vite, punoi si asistent regjisor dhe në moshën 24-vjeçari drejtoi filmin e tij të parë ‘’Bardh e Zi’’ në vitin 1990, ku shkroi dhe skenarin e tij.  Xhuvani bashkëpunoi me gruan e tij Luiza Xhuvanin në disa filma të tij. Në vitin 1995, ai prodhoi filmin “Dashuria e fundit’’, ku Luiza luante rolin e një prostitute. Më pas ai prodhoi në vitin 1999 ‘’Funeral Business’’  duke kontribuar si producent dhe skenarist. Kulmi i karrierës së tij regjizoriale erdhi në vitin 2001, kur drejtoi dhe nxori në ekran filmin e njohur ‘’Parrullat’’, një komedi-dramë nga epoka e diktaturës. Ky film bashkoi një numër aktorësh të njohur të ekranit shqiptar, si: Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Fadil Kujofca, Marko Bitraku, Niko Kanxheri etj. Filmi pati sukses dhe u hyri në listën e ‘’Çmimeve Oskar për Filmin më të mirë të Huaj’’ në vitin 2002, por nuk arriti të kandidohej. Ai vazhdoi të prodhonte filma të tjerë interesantë si: I dashur armik (2004) dhe Lindje,Perëndim, Lindje (2008), ku u vlerësua pozitivisht nga kritika dhe u përfshi për herë të dytë në listën e filmave të huaj më të mirë për ‘’Çmimet Oskar’’ në vitin 2009, por sërish qëlloi i pafat. Nga martesa e tij me Luiza Xhuvanin, ata lindën Konstandin Xhuvanin, autori i masakrës së 4 personave pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë në2015, krim për të cilin është dënuar me 35 vite burg. Gjergj Xhuvani vdiq teksa po punonte për xhirimin e filmit ‘’Liqeni im’’.

Produksioni

Produsksioni i Gjergji Xhuvanit është i larmishëm, duke eksploruar në zhanrin e regjstorit, skenaristit dhe atij të producentit. Të gjitha prodhimet e tij kanë rezultuar të suksesshme, duke u përqafuar me një dashuri të madhe nga publiku. Veprat si regjisor : Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje – (2008); I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardhë e zi – (1991). Si skenarist: Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri;I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardh e zi – (1991). Si producent: Funeral Business – (1999); Një ditë nga një jetë – (1994); Aktor; Edhe ne luftuam – (1981) (TV).”

Miqtë

Ndarja e njëpasnjëshme dhe e papritur nga jeta e dy intelektualëve shqiptarë, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku, ka lënë pas një dhimbje të madhe. Miqtë vijojnë t’i kujtojnë ata me mesazhe prekëse, por edhe duke publikuar video, ku Xhuvani dhe Baxhaku shfaqen duke kënduar së bashku. Këtë e ka bërë producentja Gerta Qurku, e cila ka postuar në “Instagram” një video, në të cilën shfaqen si dy miq të vjetër Baxhaku dhe Xhuvani, duke kënduar nën ritmin e këngës “Formidable”. “Engjëjt janë larg”. Tos dhe Gjergj, ju pritët njeri-tjetrin për ta bërë këtë udhëtim të mrekullueshëm drejt engjëjve. Dhe ne na mbeti trishtimi”, shkruan e prekur producentja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet