I hodhi bojën rektorit, flet studentja: Ja pse veprova në këtë mënyrë (Video)

Është shoqëruar me incidente mbledhja e komisionit të etikës në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, ku një nga studentet e këtij universiteti i ka hedhur bojë në kokë rektorit, Adem Bekteshi.

Mësohet se në mbledhje do të merrej vendimi për përjashtimin e disa studentëve që dhunuan ambientet e universitetit disa javë më parë.

Studentja që hodhi bojën rektorit është Pranvera Paçi, kjo e fundit është kontaktuar nga gazetarja e gazetës “Shekulli”, Enida Vërça, ku ka treguar arsyen e kësaj vepre.

Studentja Pranvera Paçi, e cila i hodhi bojë në kokë rektorit të Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, thotë për “Shekulli”-n se kanë qenë të provokuar nga rektori. Ajo bën me dije se sot do të mblidhej Komisioni Etikes për të dhënë masa ndëshkimore ndaj studenteve të cilët thyen derën e Fakultetit të Drejtësisë pak javë më parë.

Në fjalën e saj, studentja sqaron se rektori i ka thënë se do ta përjashtoi nga universiteti. Sipas saj, ky vendim nuk ka qenë i drejtë, duke qenë se nuk ishte e vetme në protestat e organizuara disa javë më parë. Po ashtu ajo ka thotë se derën e thyer, studentët e zvendësuan me një të re dhe se leket i kanë paguan nga xhepi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet