×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I druhej një atentati/ Prend Gjini fshihej, familjen e kishte nxjerr jashtë shtetit

50-vjeçari, Prend Gjini, i cili mbeti mbrëmë i plagosur pas një atentati me tritol i druhej një ngjarjeje të tillë dhe për këtë arsye bënte lëvizje të kontrolluara. Mësohet se prej kohësh Gjini qëndronte në kryeqytet dhe se shumë rrallë shkonte pranë të afërmeve në Rrëshen.

Prend Gjini është vëllai i Armando Gjinit, ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash në mes të Rrëshenit më 12 gusht të 2019 në sy të fëmijëve, teksa po qëndronte brenda makinës së tij para një marketi.

Mësohet se ndryshe nga i vëllai Prendi e kishte larguar bashkëshorten dhe fëmijët nga Shqipëria dhe për më shumë se një vit ata ndodheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, tha mbrëmë se atentati ndaj 50-vjeçarit dyshohet të jetë seri e hakmarrjeve mes familjeve Gjini dhe Reçi.

Edhe vetë Prend Gjini ka qenë i shoqëruar për vrasjen e Kastriot Recit, i cili u ekzekutua në 7 janar të këtij viti në qendër të Rrëshenit.

Lidhur me këtë vrasje Preng Gjini u mor në pyetje për mbi 15 orë, ai u mbajt nën vëzhgim nga policia, ndërsa iu mor edhe një kampion pështyme për krahasim ADN-je, por nuk u vërtetua lidhja e tij në ekzekutimin me snajper.

Pas atentatit me lëndë shpërthyese Prend Gjini u dërgua me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Vetë drejtori i këtij spitali bëri me dije se 50-ishte në gjendje kritike për jetën pasi kishte marrë plagë të shumta në gjymtyrë dhe në fytyrë.

Ndërsa ditën e sotme po qarkullojnë në rrjetet sociale pamje nga spitali, ku i plagosuri duket se është i fashuar nga koka te këmbët dhe mbahet me oksigjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Policia e Tiranës gjen një granatë dore të ç’aktivizuar në Laprakë, forcat xheniere shkojnë në vendngjarje

Policia e Tiranës gjen një granatë dore të ç’aktivizuar në Laprakë, forcat xheniere shkojnë në vendngjarje

Publikuar më 21.09.2020
Policia e Tiranës njofton se ka gjetur një granatë dore të ç...

Policia e Tiranës njofton se ka gjetur një granatë dore të ç’aktivizuar në zonën e Laprakës. Sipas policisë, granata duke qenë e ç’aktivizuar, nuk përbënte problem. Granata u mor nga ana e forcave xheniere, pa shkaktuar probleme. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur […]

Lexo më shumë

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Spanjë – Greqi, në pranga një shqiptar

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Spanjë – Greqi, në pranga një shqiptar

Publikuar më 21.09.2020
Është goditur një rrjet i trafikut të drogës mes Spanjës dhe...

Është goditur një rrjet i trafikut të drogës mes Spanjës dhe Greqisë, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar. Operacioni u zhvillua në Maratonë të kryeqytetit grek. Janë sekuestruar gjithsej 122 kilogramë e 590 gramë marijuanë dhe 970 euro. Droga ishte e ndarë në dy furgonë, njëri që kishte një drejtues shtetas grek 63 vjeç […]

Lexo më shumë

U qëllua në mes të plazhit në Itali/ Zbulohet emri i shqiptarit në shënjestër

U qëllua në mes të plazhit në Itali/ Zbulohet emri i shqiptarit në shënjestër

Publikuar më 21.09.2020
“Selavdi Shehaj, një shtetas shqiptar 38-vjeçar, shoqë...

“Selavdi Shehaj, një shtetas shqiptar 38-vjeçar, shoqërues i pronarit të institucionit të plahit” Bora Bora Beach “në bregdetin e Sirenave në Torvaianica është njeriu i plagosur në pritë në plazh dje në 10 të mëngjesit i cili krijoi panik ​ mes notarëve. Burri sapo kishte mbaruar vuajtjen e një dënimi shtëpiak dhe ka disa rekorde […]

Lexo më shumë

Prokuroria kërkon burgim përjetë për gruan dhe të dashurin e saj që vranë nënë e bir

Prokuroria kërkon burgim përjetë për gruan dhe të dashurin e saj që vranë nënë e bir

Publikuar më 21.09.2020
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin burg përjetë për dy p...

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin burg përjetë për dy personat e dyshuar për vrasjen makabër të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit. Dy shtetasit Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasin akuzohen se vranë dhe më pas dogjën nënë e bir, duke e paraqitur ngjarjen si aksidentale. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në janar të 2018 dhe […]

Lexo më shumë

Akuzohet për vrasjet në Elbasan, lihet në burg Erion Alibej

Akuzohet për vrasjet në Elbasan, lihet në burg Erion Alibej

Publikuar më 21.09.2020
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë për 34-vje...

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë për 34-vjeçarin Erion Alibej, i arrestuar për vrasjet e ndodhura në korrik të 2020. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 34 –vjeçarin, i cili dyshohet të jetë porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ai cilësohet si organizatori dhe porositësi i […]

Lexo më shumë

OFL ‘troket’ në Elbasan, kush janë 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (Emrat)

OFL ‘troket’ në Elbasan, kush janë 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (Emrat)

Publikuar më 21.09.2020
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore n...

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka, Ardian Subashi. Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën gruaja, burri në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën gruaja, burri në gjendje të rëndë

Publikuar më 21.09.2020
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani...

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shtetasja  Hatixhe Delaj, ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Emirajn Delaj, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Referuar raportimeve të para mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe […]

Lexo më shumë

Aksident në Peqin, humb jetën një person

Aksident në Peqin, humb jetën një person

Publikuar më 21.09.2020
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rënd...

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mesditën e sotme. Sipas informacionve paraprak mësohet se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, […]

Lexo më shumë