I dorëzoi trofeun rivalit, ja çfarë tha Luka Modric për Messi-n

Është shpallur mbrëmë ne Paris fituesi i “Topit të Artë 2019”, dhe ashtu siç ishte parashikuar argjentinasi i Lionel Messi rrëmbeu për herë të 6-të këtë çmim të madh.

Të gjithë e kishin vëmendjen tek momenti i dorëzimit të “Topit të Artë”, i cili u bë nga fituesi i vitit të kaluar, kroati Modric.

Ajo që u vu re ishte një sportivitet dhe respekt i ndërsjellët mes dy rivalëve dhe çmimi u dorëzua me një spotivitet të madh dhe fjalë shumë të mira.

Është kjo tabloja e mbrëmjes gala të “France Football”, me Luka Modric që nderoi në mënyrën më të mirë të mundshme fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2019, Lionel Messi.

Fituesi i sezonit të shkuar ishte prezent në ceremoni dhe i dorëzoi trofeun rivalit të tij te Barcelona. U mësua se gjatë dorëzimit të “Topit të Artë”, mesfushori i Realit të Madridit komunikoi pak fjalë me “pleshtin” argjentinas, të cilin edhe e uroi.

“Urime! Ju e meritoni. Messi është mbresëlënës, një nga më të mirë të të gjitha kohërave dhe unë e përgëzoj për atë që ka bërë. Mund të ishte një traditë e bukur që fituesi i fundit i trofeut t’ia jep fituesit tjetër. Unë jam këtu sepse futbolli ka të bëjë me respektin. Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu, për ta uruar dhe për t’i dhënë çmimin,” tha Modric.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet