I dënuar prej vitesh në Itali, arrestohet kosovari i shumëkërkuar në Morinë  

Një shtetas kosovarë është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare Morinë-Kukës. I arrestuari është Astrit Koçi, 41 vjeç, nga Prizreni. Kosovari ka rezultuar të jetë person në kërkim nga autoritetet italiane.

41-vjeçari rezulton të jetë i dënuar me 4 vite e 8 muaj për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”, vendim ky i dhënë nga autoriteti gjyqësor i Bellunos Itali më datën 24 tetor 2007.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një shtetas kosovar i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritet Italiane, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”.

Arrestimi provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.

Specialistët e Policisë Kufitare në SPK Morinë, bënë arrestimin provizor të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;

– Astrit Koçi, 41 vjeç, banues në Prizren–Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali.

Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet