×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I dashuri akuzon instruktoren shqiptare për mbytjen e 29-vjeçares britanike në Sarandë, e motra: Nuk mund ta besoj

Motra e 29-vjeçares britanike që u mbyt gjatë zhytjes me të fejuarin e saj gjatë pushimeve në Shqipëri foli dje për dhimbjen e madhe me mediat vendase.

Në një intervistë me rrjetin “Daily Mail”, Sam, motra e 29-vjeçares Rebecca Gannon nga Staffordshire në veri të Britanisë, tha se ende nuk mund të besojë humbjen e motrës së vogël.

Ajo ishte duke punuar me nënën e saj Gillian në kuzhinën e biznesit të bukëpjekjes në qytezën e  Stone kur autoritetet i sollën lajmin e keq.

Në një deklaratë të marrë nga “MailOnline”, Robert, i cili ashtu si e dashura e tij ka një çertifikatë PADI si zhytës profesionist, tha: “Rebecca dhe unë erdhën në qytet dhe plotësuam formularin”.

“Ishim një grup prej 12 vetësh dhe do të kishim 3 instruktorë zhytjeje. Një prej tyre fliste mirë anglisht dhe tani e mësova se është Gerta Brozi.

“Ajo kontrollonte pajisjet, por nuk i jepte shumë vëmendje. Unë e di se kishte një problem me rregullatorin e bombulës së Rebecca-s dhe Gerta nuk e zgjidhi”.

Robert, i cili është me origjinë nga Norvegjia por jeton në Staffordshire me Rebecca, është njohur me të duke punuar dhe udhëtuar në Zelandën e Re.

Robert shtonte: “Ne hymë në ujë, por nuk e di nëse problemi ishte zgjidhur. Kishim zbritur në thellësi kur edhe një tjetër nga grupi që kishte problem me presionin e bombulës, doli në sipërfaqe”.

“Kur isha në ujë nuk e shihja dot Rebecca-n pasi shikueshmëria nuk ishte e mirë. Kisha rreth 25 minuta në ujë kur dola dhe pashë barkën e policisë afër nesh dhe kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur”.

Dëshmitarë të tjerë përshkruanin sesi instruktori Kushova ishte hedhur shpejt në ujë duke u përpjekur të ndihmonte Rebecca së bashku me anëtarë të tjerë të grupit dhe më pas nisën  t’i bënin frymëmarrje artificiale teksa Robert i tmerruar vetëm shikonte.

Në pamjet e postuara në mediat shqitpare shihet trupi i të ndjerës që transportohej me nxitim nga barka drejt ambulancës  në brigjet e Sarandës.

Dje instruktorja shqiptare Greta, e cila është bashkëpronare e grupit të zhytjeve ‘Spiranca Diving’, tha për mediat: “Ne nuk e dimë çfarë ndodhi dhe po presim që policia të përfundojë hetimet”.

“E reja britanike ishte me të dashurin dhe të dy kanë çertifikatë zhytjeje PADI, pra ishin të kualifikuar për të ardhur me ne”.

“Ajo kishte dhjetë minuta në ujë dhe më pas pësoi vështirësi. Kishte pasur më parë probleme me rregullatorin por ai ishte ndryshuar dhe punonte në rregull”.

“Por më pas ne pamë vetëm Saimirin që e pikasi në telashe dhe u përpoq ta ndihmonte”.

“Saimiri bëri gjithçka mundi dhe barka u kthye në breg ku mjekët ishin duke pritur”.

“Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i tronditur, siç ishim të gjithë ne në barkë. Nuk e dimë çfarë ndodhi”.

“Rrënoja e anijes nuk ishte shumë e thellë, vetëm 7-8 metra pra jo nga më të thellat. Po presim rezultatet e autopsisë, Saimiri është në polici”.

E kontaktuar të mërkurën nga mediat Gerta tha për “MailOnline” se nuk kishte kohë të fliste dhe mbylli telefonin, shkruan Daily Mail.

Grupi po zhyteshin për të parë rrënojën e një anijeje të vjetër italiane të fundosur gjatë Luftës  II Botërore në Gjirin e Sarandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë