Hysaj në ekip me Ronaldon, “France Football” e përfshin në formacionin e javës

Duket se paraqitje e mirë ndaj Islandës që kulmoi me një gol të bukur ka bërë që Elseid Hysaj të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Kapiteni i Shqipërisë është përfshirë nga “France Football” në formacionin e javës për Euro 2020.

E njëjta revistë do ta vlerësonte mbrojtësin e Napolit me vetëm 3 pikë për ndeshjen Francë-Shqipëri.

Sipas të përditshmes sportive, Hysaj përveç golit ndaj Islandës  ishte një ndihmë si për mbrojtjen ashtu dhe për sulmin e Shqipërisë.

Hysaj u përshtat më së miri me rreshtimin 4-1-4-1, duke u vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në këtë formacion është përfshirë edhe Kevin de Bruyne apo Cristiano Ronaldo.

Mbetet për t’u parë nëse Hysaj do të vijojë të luajë si mbrojtës i avancuar ose mesfushor në ndeshjet e radhës të Shqipërisë.

                       Formacioni i plotë i “France Football”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet