Hysaj hap “luftën” mes dy skuadrave angleze

Publikuar më 16. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Elseid Hysaj po pëlqehet gjithmonë dhe më shumë nga skuadrat e mëdha të Evropës, ndërkohë që raportohet se mbrojtësi është duke u vëzhguar nga dy skuadra të mëdha të “Premier League”.

Tashmë Hysaj është kthyer sërish në orbitën e Chelsea dhe Aresnalit, ku të dy klubet londineze e shikojnë si një zgjedhje të mirë për repartin e mbrojtjes.

Ndërkohë që Chelsea e konsideron Hysajn si kandidati perfekt për krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku sezonin e kaluar luajti Victor Moses.

Nga ana tjetër, Arsenal, e shikon mbrojtësin shqiptar si zëvendësuesin e mundshëm të Hector Bellarit, nëse ky i fundit vendos të rikthehet te Barcelona.

/D.T/