Humbja poshtëruese kundër Luftëtarit, Starova jep dorëheqjen

Publikuar më 17. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen si trajneri i Partizanit. Tekniku i të kuqve nuk është shfaqur para mediave pas humbjes 5-0 kundër Luftëtarit, duke konfirmuar për emisionin “gol pas goli” se nuk do jetë më numri 1 i pankinës së Partizanit.
Në mungesë të Starovës, para mediave është paraqitur zëvendës trajneri Klevis Dalipi.
Kujtojmë që në javën e 9-t të Superligës Partizani shkarkoi nga detyra italianin Mark Luliano, duke emëruar trajner Sulejman Starovën. Megjithëse ky i fundit solli pak pozitivitet dhe rezultate më të mira duke marrë pikë ndaj skuadrave si Kukësi dhe Skënderbeu. Sot është larguar pas 6 javësh në krye të të kuqve.