Humbja me Skocinë, reagon Duka: Nuk është tragjedi, t’i japim kohë trajnerit

Pas humbjes së kombëtares mbrëmjen e së martës në Skoci, ka ardhur edhe reagimi i presidenti të FSHF, Armand Duka, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Sipas Dukës humbja e të martës nuk duhet parë si tragjedi, turneu sapo ka nisur dhe me anë të këtyre ndeshjeve trajneri i kombëtares do ta ketë më të lehtë të di të manovroj. Ai kërkon nga tifozët shqiptarë që të tregohen të duruar dhe t’i japin kohë të mjaftueshme Panuccit.

Reagim i plotë i Armand Dukës:

Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet