Humbisni gjithmonë diçka? Nuk do të ndodhë më, falë “Samsung”

Një tjetër risi do të vijë shumë shpejt nga gjigandi i teknologjisë “Samsung”, kompania po mendon të hedhë në treg një pajisje e cila do të ndihmojë njerëzit që mos të humbasin sendet personale.

Si fillim pajisja do të jetë në tregun Amerikan, theksoi kompania në një deklaratë për shtyp.

SmartThings Tracker është një lidhje përmes rrjetit Lte dhe mund të jetë i lidhur me një kabull tek një çantë, valixhe ose me çelësat e shtëpisë, por edhe në qafën e një kafshe shtëpiake duke monitoruar gjurmët përmes sistemit GPS.

Lëvizjet dhe pozicioni i objektit nën vëzhgim monitorohet në kohë reale nëpërmjet aplikacionit SmartThings për Android dhe iOS.

Është gjithashtu e mundur të përcaktojë një zonë specifike jashtë të cilës pajisja dërgon një sinjal akustik./ATA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet