Humbi ndjenjat pas garës në SHBA, peshëngritësi shqiptar dërgohet në spital

Briken Calja garoi në kampionatin botëror të peshëngritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Peshëngritësi shqiptar zuri vendin e katërt duke humbur një vend në podium vetëm për 1 kilogram. Por, si të mos mjaftonte kjo, mësohet se sportisti ynë nuk është ndjerë mirë duke humbur ndjenjat.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit. Pas vizitës së specializuar që ka marrë në Kaliforni, gjendja e tij është stabilizuar dhe tashmë është më mirë.

Të tjera

Abissnet