×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Humbi dy djemtë në aksidentin tragjik në Gjermani, babai: Gruaja i gjeti të vdekur, i ka parë në hekurudhë dhe i ka prekur me duar

Ngjarja e rëndë e humbjes së dy djemve të familjes Arifi nga Deçani i Kosovës tronditi mbarë opinionin publik. Arif Arifaj së bashku me familjen, tre djemtë dhe bashkëshorten jetojnë në Gjermani në qytetin e Bruckerbergut. Ata jetojnë aty prej vitit 1989. Arifi një punonjës i një poste në Gjermani dhe bashkëshortja në profesion mësuese.

Atë ditë të tragjedisë, ku treni ju mori jetën dy djemve të tij një 17 dhe tjetri 14 vjeç, si zakonisht familja nisi ditën, duke dalë për në punë, Arifi rrëfen se bashkëshortja si çdo ditë shoqëron fëmijët deri aty ku ata marrin trenin për në shkollë. Në momentin që fëmijët zbresin nga makina e nënës nxitojnë të arrijnë stacionin në të cilin hipin në tren. Bashkëshortja ishte duke parkuar makinën, ata nxituan dhe ndodhi aksidenti fatal ku humbën jetën Hasani dhe Bleriani. Ngjarja preku të madh e të vogël por ata që e kanë përjetuar gjithçka ka qenë vëllai tjetër dhe dy prindërit. Babai i dy djemve Arif Arifaj ka rrëfyer ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 si e mori vesh lajmin dhe gjithë detajet nga tragjedia.

Ai tha se gruaja ka parë gjithë skenën e rëndë kur ka gjetur dy djemtë në shina, teksa i vetmi ngushëllim është djali që ka mbetur gjallë.

“Fëmijët çohen në 6:30 dhe treni largohet nga ora 7:10 dhe gruaja i çon deri tek treni. Kur ka arritur gruaja aty pengesat kanë qenë të ulura. I ka lënë fëmijët dhe ka shkuar të parkojë makinën. Fëmijët kanë parë trenin e shkollës të ndalur dhe kanë marrë vendimin për të kaluar më tej. Nuk ishte hera e parë që fëmijët kalojnë si fëmijët e mi. Mendoj se ai treni që ka ardhur ka qenë me vonesë.

Ai tren nuk ka ardhur asnjëherë në atë kohë. Dhe shokët e fëmijëve dhe njerëzit më kanë thënë që ai tren në atë kohë nuk ka ardhur asnjëherë.

Djemtë janë futur me semafor të kuq. Nuk kalojnë përherë por kur janë me vonesë dhe fëmijë të tjerë futen dhe nuk kishte ndodhur në 17 vjet por ja ndodhi. Pengesa ka qenë e ulur dhe semafori i kuq. Me siguri si fëmijët që kanë pasur euforinë e vet që do ikë treni janë futur”, tha ai.

Arifi deklaroi se është gabim që trenat rajonalë kalojnë me shpejtësi në qendrat e banuara dhe stacione dhe apeloi për ndryshimin e ligjit në Gjermani. Ai tregoi dhe si e mori lajmin e hidhur nga djali që shpëtoi teksa ishte 18 km larg.

“Pa pasur parasysh se në çfarë mënyre kanë hyrë është një gabim i madh që trenat rajonal kur vijnë në stacione duhet ta ulin shpejtësinë. Duhet të vihet një ligj që shpejtësia e trenave të ulet në stacionet ku ka fëmijë që shkojnë në shkollë ose në oraret kur ka fëmijë. Ishte një largësi prej 5 metrash për të kaluar.

Unë isha në punë atëherë dhe nuk lejohet telefoni. E pashë rastësisht dhe kisha 30 thirrje telefonike nga gruaja dhe djali tjetër. E marr djalin në telefon dhe më tregoi shumë i qetë se çfarë kishte ndodhur. U shokova. Kam dorëzuar çelësat e makinës dhe i kam treguar shefit dhe kam ikur. Isha 18 km larg dhe se di si e kam bërë atë rrugë. Dhe rrugës më ka marrë djali në telefon dhe më ka thënë babi mos shpejto, eja ngadalë por nuk më ka thënë që kanë vdekur. Dhe mjekët më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë hajde ngadalë por nuk më kanë treguar nëse kishin vdekur apo jo”, tha i përlotur babai.

Pjesa më dërrmuese ishte kur gruaja kishte gjetur djemtë e vdekur në shinat e trenit dhe madje i kishte prekur. Meraku i madh është gjendja e tyre psikologjike dhe shpirtërore pasi kanë parë të gjithë skenën.

“Bashkëshortja duke u kthyer tek fëmijët pasi ka çuar makinën në parkim e ka parë që ka marrë dy fëmijët para. Djalin e tretë nuk e ka parë fare. I ka parë djemtë në binarë, në hekurudhë, i ka prekur me duar. Ka menduar se ka qenë vetëm një nga djemtë në hekurudhë, pastaj ka parë dhe të dytin. E ka thirrur djali tjetër, ‘nënë jam këtu’ dhe ajo është kthyer. Djali që është gjallë i bën në janar 16 vjeç.

Ai ka qenë pak centimetra larg të tjerëve, i ka parë me sy. Është i qetë, jo si përpara, është me lëndime por nuk është ashtu si ka qenë më përpara, ashtu si unë dhe familja ime. Është një gjë shumë e vështirë”, tha Arifi.

Ai pohoi se ka pasur reagime nga institucionet në Gjermani, nga të gjitha institucionet dhe nga shkolla ku studionin fëmijët.

“Këtu ka rregulla dhe asgjë nuk mund të keqinterpretohet. Falënderoj shtetin e Kosovës, na kanë ardhur dhe na kanë përkrahur. Shteti gjerman në bashkëpunim me shtetin e Kosovës kanë bërë përgatitjet për dërgimin e kufomave në Kosovë. Për trajtimin psikologjik na kanë dhënë disa numra për të folur dhe së paku për bashkëshorten dhe djalin dua përkujdesje.

Për gjithçka do flas me avokatin tim. Banorët e qytezës më kanë qëndruar afër dhe kanë qenë shumë të prekur të gjithë”, rrëfeu Arifi./BW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Brazil (Foto-Emri)

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Brazil (Foto-Emri)

Publikuar më 02.12.2020
Një 47-vjeçar shqiptar është qëllua për vdekje ndërsa ishte ...

Një 47-vjeçar shqiptar është qëllua për vdekje ndërsa ishte ulur në një restorant në Jardins, në rajonin qendror të São Paulo. Mediat braziliane shkruajnë se Policia Civile po heton shkaqet e vrasjes. Ndërsa autori i krimit nuk është identifikuar ende. Shqiptari Ilir Zelka, ka qëndruar në një hotel të nivelit të lartë, që prej 20 […]

Lexo më shumë

Tragjike! Zjarri përfshin shtëpinë e familjes shqiptare në Greqi, humb jetën 16-vjeçari, tezja shpëto dy më të vegjlit

Tragjike! Zjarri përfshin shtëpinë e familjes shqiptare në Greqi, humb jetën 16-vjeçari, tezja shpëto dy më të vegjlit

Publikuar më 01.12.2020
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, ku banesa e një familjeje shqiptare në Selanik është përfshirë në flake, duke i marrë jetën një 16-vjeçari. Mediat greke shkruajnë se zjarri që shpërtheu të martën në mëngjes, në apartamentin ku jetonte një familje shqiptare, ishte fatale për fëmijën 16-vjeçar. Mësohet se zjarri filloi […]

Lexo më shumë

I kishte 200 euro borxh, shqiptari tregohet i pamëshirshëm, rreh dhe djeg mizorisht biznesmenin grek

I kishte 200 euro borxh, shqiptari tregohet i pamëshirshëm, rreh dhe djeg mizorisht biznesmenin grek

Publikuar më 01.12.2020
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Greqia, ku një 20-vjeçar ...

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Greqia, ku një 20-vjeçar shqiptar ka rrahur dhe më pas ka djegur pronarin në të cilin punonte. Nikos Halaris 69 vjeç ishte pronar i një hotel luksoz të quajtur “Nikos Villas”, në Sanotorin dhe nuk kishte asnjë precedent të mëparshëm. Ai u gjet i djegur brenda biznesit të tij […]

Lexo më shumë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, vdes 22-vjeçari shqiptar në Itali (Emri-Foto)

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, vdes 22-vjeçari shqiptar në Itali (Emri-Foto)

Publikuar më 30.11.2020
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në...

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të dielës, më 29 nëntor, në Argenta dhe viktima mësohet se është shtetasi shqiptar Gevis Muhaj 22 vjeç. I riu shqiptar ishte me profesion mekanik dhe punonte në një kompani, ndërsa […]

Lexo më shumë

Tragjike në Gjermani, humb jetën shqiptari bashkë me vajzën 6-muajshe (Emri)

Tragjike në Gjermani, humb jetën shqiptari bashkë me vajzën 6-muajshe (Emri)

Publikuar më 29.11.2020
Një aksident automobilistike i ka marrë jetën një të riu shq...

Një aksident automobilistike i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Gjermani. Mësohet se i riu ishte nga  Lluka e Emërme e Deçanit, i cili ka humbur jetën  bashkë me vajzën e tij gjashtë muajsh. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj […]

Lexo më shumë

U ekzekutua me 8 plumba në mes të Brukselit, zbulohet identiteti i shqiptarit, ishte babai i një fëmije

U ekzekutua me 8 plumba në mes të Brukselit, zbulohet identiteti i shqiptarit, ishte babai i një fëmije

Publikuar më 28.11.2020
Një shqiptar u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen që lamë pas në...

Një shqiptar u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen që lamë pas në Bruksel. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në orët e vona në një park në  të Molenbeek. Shtetasi i vrarë mësohet të jetë Arjan Spahiu nga qyteti i Elbasanit, i cili ndërroi jetë menjëherë pas plumbave të marrë. Spahiu është 38 vjeç dhe babai […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë, ekzekutohet me armë zjarri 38-vjeçari shqiptar në Bruksel

Ngjarje e rëndë, ekzekutohet me armë zjarri 38-vjeçari shqiptar në Bruksel

Publikuar më 28.11.2020
Një ngjarje e rendë raportohet nga Brukseli, ku një 38-vjeça...

Një ngjarje e rendë raportohet nga Brukseli, ku një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, është ekzekutuar me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ë zonën e njohur, Molenbeek . Shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë pas plumbave të marrë, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ndërkaq, policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin […]

Lexo më shumë

Vrau me thikë 7-vjeçaren në park, del para gjykatës skizofrenia shqiptare

Vrau me thikë 7-vjeçaren në park, del para gjykatës skizofrenia shqiptare

Publikuar më 27.11.2020
“Skizofrenia shqiptare vrau me thikë vajzën 7-vjeçare”, kësh...

“Skizofrenia shqiptare vrau me thikë vajzën 7-vjeçare”, kështu e kanë nisur artikullin shumë media britanike, mbi ngjarjen horror, ku 30-vjeçarja shqiptare, Eltiona Skana masakroi një vogëlushe në park. “Daily Mail”, shkruan se ditën e djeshme është mbajtur seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Mancester-it ku Eltiona Skana akuzohet për vrasjen e Emmily Jones marsin […]

Lexo më shumë