“Humba vetëdijen gjatë Beogradit”, del filmi drithërues për Lorik Canën (VIDEO)

Më në fund do të publikohet edhe filmi autobiografik i ish-kapitenit kombëtares, Lorik Cana. Ky film do të publikohet ditën e sotme në kinema, i cili ka përmbajtje të gjithë fillimin e karrierës së futbollit të pasur të Lorik Canës.

Një projekt ky i realizuar nga Andi Deçka, ku në ndihmë të këtij filmi autobiografik i kanë ardhur në ndihmë edhe njerëzit e afërm të legjendarit Lorik Canës.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ish kapiteni i Kombëtares ka publikuar trajlerin e filmit të tij. Në këtë trajler u vunë re disa pjesë shumë emocionuese të legjendarit. Gjithashtu atje ishin të shkëputura edhe disa nga intervistat e ish-shokëve të skuadrës, tifozë por edhe familjar.

Ajo çka mund të theksojmë nga kjo pjesëz e këtij filmi, ishte rrëfimi i një prej pjesëtarëve të  familjes së tij, teksa u shpreh se mbrëmjen e Beogradit në sfidën me Serbinë, kishte humbur vetëdijen kur pa atë çfarë ndodhi dhe se ishte trembur shumë për shëndetin e Lorikut.

Një rrëfim tjetër ishte edhe ish-sulmuesi gjigand francez, Xhibril Sise, teksa u shpreh se Cana ishte nga ata mbrojtësit që e shikoje sa në të majtë dhe sa në të djathë, sa në sulm ashtu edhe në prapavijë. Një legjendë si Loriku? E vështirë të përsëritet për herë të dytë. /Shqiperia.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet