Humb kontrollin e motorit, turisti zviceran përfundon në lumin Kir

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prekal-Kir, ku një turist zviceran ka dalë nga rruga teksa po udhëtonte me një motor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekal.

Turisti zviceran ka humbur kontrollin e motorit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar më pas në lumin Kir.

Raportohet se ai ka marrë disa plagë në trup dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet