Humb jetën në konvikt studentja shqiptare në Itali, ja detajet e ngjarjes (Emri)

Publikuar më 30. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një studente shqiptare në Trieste të Italisë është ndarë dje tragjikisht nga jeta.

Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Floriana Xheka, e cila u gjet në gjendje të rënduar dje rreth orës 24:40 nga disa studentë të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, por pas një ore e reja ka ndërruar jetë. Bashkëmoshatarët e saj kanë mbërritur të shqetësuar në dhomën e konviktit pasi 21-vjeçarja nuk po u përgjigjej thirrjeve të shumta telefonike.

Ajo jetonte në dhomën e konviktit E3 në Fabio Severo në Trieste. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak.