Hueyda El Saied: Bashkëjetova për 5 vite, u ndava se më tradhtoi!

Publikuar më 11. 11. 2017 nga Elidona Syla

Hueyda El Saied ka folur për pasionet e saj për personalizimin e veshjeve, specializimi në Luksemburg për sekretin bankar, por dhe detaje ekskluzive mbi jetën e saj private që kanë ndodhur së fundmi.

Hueyda ishte ftuar në “Top Show”, ku tregoi për herë të parë ndarjen nga Misheli, me të cilin bashkëjetoi për 5 vite.

“E thash tani që jam ndarë, por tashmë mamaja do të më “vrasë”. Më tha që të mos flas që jemi ndarë”.

E pyetur se pse është ndarë, Hueyda thotë se është tradhtuar. “Dy javët e para kam qarë, por pastaj mblodha veten sepse jeta vazhdon dhe unë nuk jam as e para dhe as e fundit. Misheli më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është djali im, Gabrieli. Prandaj e falenderoj edhe Mishelin”, thotë Hueyda.