Sëmundja Alzheimer mund të shtyhet duke pasur sa më shumë shokë

Publikuar më 03. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Sëmundja Alzheimer, sipas shkencëtarëve, mund të shtyhet duke qenë sa më social dhe duke pasur sa më shumë miq.

Njerëzit e moshës 80-vjeçare, të cilët kanë aftësi njohëse të atyre që janë në moshën 50 dhe 60-vjeçare, raportohet se kanë më shumë marrëdhënie miqësore, zbulojnë studiuesit nga Universiteti Northwestern.

Të qenit pjesë e shoqërisë solide nuk e parandalon sëmundjen Alzheimer në tërësi, por mund të jetë faktor për ngadalësimin e zhvillimit të saj, sipas studimit.

Nuk ka asnjë shërim, por ka disa mënyra për të ndihmuar pacientët e prekur nga kjo sëmundje.