Peyongchang, Thaçi: Dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës!

Pas parakalimit të ekipit të Kosovës dhe skitarit Albin Tahiri, në ceremoninë solemne të hapjes së  Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në Peyongchang të Koresë së Jugut, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si pjesëmarrës në ceremoni, ka ndarë emocionet me shqiptarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

“Parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota. Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios”, thekson Thaçi.

Ndryshe, Kosova në këto lojëra përfaqësohet nga Albin  Tahiri si sportisti i vetëm.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet