“Çdo vit na premtohet për subvencionime, por asnjëherë nuk marrim”

Nga Sofia Roça

Fermeri nga fshati Çermë e Sipërme në Divjakë flet për “Shekulli”-n, problemet që has një fermer i thjeshtë, vëshirësitë që kanë në kultivimin e produketve, transportin dhe tregëtimin e mallit.

Belul Maçi, njëri prej qindra fermerëve të Divjakës, nuk e ka të vështirë të numërojë vështirësitë dhe problemet që has në punën e përditshme. Fundja, kjo punë, në kushtet siç bëhet në Shqipëri, vetëm probleme dhe shpenzime ka. “Shekulli” e takoi fermerin në pronën e tij, në fshatin Çermë e Sipërme, ku gati të gjithë flasin për vështirësitë e shumta që kanë nga prodhimi deri te dalja në treg. Sektori i bujqësisë shihet si sektori më i rëndësishëm i asaj zone që siguron të ardhurat e familjeve. Divjaka duke u bekuar nga kushtet që favorizon klima dhe toka pjellore e kanë bërë atë zonë një nga hallkat kryesore të prodhimtarisë bujqësore vendase. Në këtë stinë, Beluli kultivon lulelakër, brokoli dhe presh në tokën e tij të cilat ai i përshkruan si mineralet, hekuri dhe vitaminat e trupit të njeriut.

Çfarë kultivoni në këto toka dhe cili është produkti i stinës?

Natyra na ka falur një dhuratë të madhe klimën dhe tokën pa të cilat nuk mund të kultivohej asnjë gjë. Pjelloria e tokës ka një rëndësi të madhe në punën e një fermeri. Divjaka është e bekuar nga kjo anë dhe nuk i  mungon ky aspekt dhe kryesorja mbi të gjitha. Ne kultivojmë frutat dhe perimet e stinës sipas sezoneve. Tani unë kryesisht kam mbjellë burimin kryesor të mineraleve, hekurit dhe vitaminave në trupin e njeriut si lulelakra, brokoli dhe preshi. Pas këtyre mbjelljeve po bëhem gati për të mbjell bostanin me vështirësi të mëdha mundohem ta përballoj rënien e shitjeve, nuk jemi të kënaqur nga tregu, ka një rrënie të madhe.

Për sa i përket ndihmave që iu ofrohen fermerëve, cili është kontributi financiar i shtetit?  

Ne çdo gjë e përballojmë me forcat tona. Un marr rriskun vetë për të filluar me procesin e mbjelljes së farës, blerjes, shpenzimet. Ne çdo vit na gënjejnë duke thënë që ka subvencionime për të gjithë dhe si përfundim e marrin vetëm tregëtarët e mëdhenj, një fermer nuk ka asnjë ndihmë nga shteti.Nuk ka asnjë kontribut dhe ndihmë financiare që na është dhënë nga shteti deri më sot.

Madje edhe kur ndodhin përmbytjet sepse në kohë shirrash këtu mbulohet çdo gjë nga uji sepse nuk ka kanalizime na u premtua njëher që do shpërbleheshim nga shteti dhe asgje nuk morrëm. Çdo vit na premtohet dhe flitet për subvencionime, por asnjëherë nuk kemi parë diçka reale.

Ne kemi shpesh probleme me financimin dhe shpesh herë marrim kredi për të përballuar shpenzimet tona, që prapë kjo nuk është zgjidhje për ne, nuk është në favorin tonë sepse skemat e mikrokredisë që marrim ne e kanë interesin tepër të lartë dhe nuk ndodh që në fund ne si fermerë të kemi një fitim të konsiderueshëm.

Si realizohet transporti i mallrave, a keni veshtirësi në këtë aspekt?

Realizohet me anë të kafshëve dhe ai që është fatlum mund ta bëjë me mjete transporti , si zetar. Kostot e larta të punës dhe fitimi i ulët që ne kemi në punën tonë nuk na favorizojnë të blejmë ato makineri. Vështirësitë në transport janë të shumta, janë rrugët që nuk janë të mira, jo të gjithë kanë mjetet e transportit dhe vazhdimisht kanë nevojën që t’i kërkojnë nga njëri-tjetri në formë favori.

Bujqësia, në thelbin e saj, ka nevojë për një reformim të thellë strukturor. Duhet ndërtuar një strukturë e re më efikase, më moderne që ua bën jetën më të lehtë fermerëve. Shife, në këto rrugë copë copë ne ngecim në mes të rrugës nga balta, shife në çfarë kushtesh punojmë!

Ne nuk mund të përballemi me vështirësitë e prodhimit, gjetjes së tregut, kompromisi i vazhdueshëm që na duhet të bëjmë për blerjen e farave dhe kimikateve që të jenë cilësore dhe me çmim të konsiderueshëm gjithashtu dhe me tregëtarët që të na blejnë mallin. Çdo hallkë e punës sonë paraqet vështirësi, aq më tepër fakti që transporti i mallrave bëhet ende me kafshë.

Si i mbuloni shpenzimet tuaja dhe sa e lehtë apo e vështirë është marrja e një kredie bujqësore në një bankë të nivelit të dytë?

Është super e vështirë sepse çmimet e fidanëve, farave, kimikateve dhe plehrave bujqësore ose dapi-t siç e quajmë ne që e përdorim janë shumë të larta dhe praktikisht fermerët detyrohen që të marrin kredi. Për marrjen e kredisë është hall më vete kjo punë pastaj, sepse na kërkojnë garanci të mëdha në mënyrë që të na jepet një kredi nga banka.

Një kredi bujqësore duhet të ketë zbutje të interesave ndërkohë që ajo që ne na ofrohet është e kundërta. Interesa shumë të larta në kredi, gjë që shkakton tek ne një humbje të asaj që kemi kultivuar sepse na pengojnë interesat që duhet të paguajmë dhe keshtu nuk kemi fitim në punën që bëjmë pra herë pas here ne dalim me humbje.

Cili është procesi i magazinimit të mallrave? Ku i mbani produktet bujqësore pas periudhës së vjeljes së tyre?

Këtu në Divjakë dikur kanë qenë 6 frigoriferë ku ne fermerët mbanim mallin ndërsa tani nuk ka asnjë.Nuk ka magazinë fare dhe mallrat janë në mëshirë të fatit,siç po e shef nëpër toka i mbajmë të mbjella sepse fermerët nuk mund t’i këpusin sepse nuk kanë ku t’i çojnë dhe në këtë mënyrë mallrat dëmtohen.

Ky është një problem shumë i madh për ne sepse nuk na lejojnë kushtet financiare apo ndihmat dhe ndërhyrjet që shteti bën në bujqësi. Fermerët këtu kanë problem që nga gjetja e farës cilësore, mbjellja e saj, transporti dhe tregu dhe mendoj se magazinimi është gjëja e fundit që mund të mendojnë strukturat e larta të shtetit për ne.

Grantet ne bujqësi normal që duhet të rriten por problemi është që edhe ato që mund të jenë i merr tregëtari dhe nuk ia jep fermerit. Subvencionet nga shteti ne na kanë munguar gjithmone dhe me deklaratën që degjova nga Ministria e Bujqësise jo të gjithë fermerët i plotësojnë ato kushte që kanë vendosur ata, pasi jo të gjithë fermerët kanë tokën e nevojshme por edhe ata që e kanë këtë tokë nuk kanë kapitalin e nevojshëm që ta fusin në prodhim.

Si gjendeni në treg për sa i përket eksportit të mallrave nga shtet e tjera?

Shteti ynë duhet të krijojë një marrëveshje bashkëpunimi me shtetet fqinje për sa i përket eksportit të prodhimit vendas. Ne na rëndojnë tarifat e doganave. Të lehtësojnë tarifat doganore për tregëti në mënyrë që ta kemi  më të lehtë eksportin e mallrave tona. Ne na mbetet stok malli nuk kemi ku e shesim. Masat e politikës tregëtare detyrimet doganore na e vështirësojnë punën. Ne kemi shokë, tregëtarë nga Bullgaria dhe na ankohen vazhdimisht për taksat, janë rritur shumë na thonë.

Pjesë e rëndësishme e rritjes së një produkti ushqimor është edhe procesi i ujitjes. Cilat janë kushtet në të cilat ju ndodheni për sa i përket kësaj pjese?

Mungojnë kanalizimet, ne nuk kemi fare.  Po nuk u vadit nuk kemi asnjë lloj prodhimi. Uji është kryesorja, është jeta. Fermeri në zonën tonë është i detyruar të hapë puse nëpër toka që kanë kosto shumë të lartë. Duhet të blejmë pompa, gjenerator dhe në këtë mënyrë naftë ose benzinë për të vënë në punë gjeneratorin. Pra, të gjiitha këto janë kosto më vete që dalin nga xhepat tanë dhe në fund kur çdo gjë që kemi kultivuar e kemi gati për ta shitur përballemi me një vështirësi dhe organizim copë-copë të tregut. Këtu punojnë të gjithë por vetëm 2 a 3 kanë fitim, vetëm tregëtarët e mëdhenj. Ne na mungon tregu për disa arsye.

Së pari sepse ka eksporte nga jashtë dhe mungesa bashkëpunimi nga shteti që të na vijë në përkrahje neve në lidhje me këtë situatë që krijohet çdo vit dhe e dyta sepse nuk ka një rregullator të çmimeve. Unë e shes me çmim të arsyeshëm ndërsa dikush tjetër e shet me çmim të ulët sepse nuk ka patur kosto të lartë në prodhim. Pra, atij i ka kushtuar më pak për plehrat bujqësore, kimikatet që ka përdorur sepse i ka blerë më lirë dhe unë që i kam blerë më shtrenjtë sepse kam parë cilësinë e farës, kimikatit etj, jam i detyruar ta shes më shtrenjtë që te nxjerr fitimin. Por tregtari nuk sheh cilësinë, sigurisht që do shkojë aty ku e blen më lirë mallin, dhe kështu unë si fermer me cilësi në prodhim dal difiçit.

Sa të sigurta janë kimikatet bujqësore që blejnë dhe përdorin fermerët?

Nuk janë fare të sigurta. Kimikatet përdoren pa karar nga fermerët, sepse nuk ka kontratë nga shteti që ta ndalojë këtë gjë. Hormonet e ndryshme që përdoren janë të pakontrolluara nga shteti. Kimikatet dhe plehrat e ndryshme që ne blejme që janë të domosdoshme për kultivimin janë të dorës së tretë dhe çmimi që ne i blejmë është shumë më i lartë se ç’duhet të jetë realisht për cilësinë e tyre.

Na mungojnë rrugët

Ne jemi zonë bujqësore, kur vjen puna të transportojme mall nuk shkojmë dot në treg ta transportojmë  sepse kemi probleme të mëdha me rrugët. Rrugët kanë arritur në degradim. Ngelim në mes të rrugës nga lluca dhe balta që krijohet, harxhojmë benzinë kot! Mungesa e investimeve në zonë na vështirëson jo vetëm një transport normal nuk punojmë dot në kushte normale por edhe shkëmbime tregtare nuk ka. Transporti realizohet me anë të kafshëve dhe ai që është fatlum mund ta bëjë me mjete transporti, si zetar. Vështirësitë në transport janë të shumta, janë rrugët që nuk janë të mira, jo të gjithë kanë mjetet e transportit dhe mundohen që t’i kërkojnë nga njëri-tjetri në formë favori.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet