Ndahet nga jeta “Fast Eddie”, kitaristi i “Motorhead” (FOTO)

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Kitaristi i grupit Motorhead, Eddie Clarke, i njohur si “Fast Eddie”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, pas një beteje të shkurtë me pneumoninë.

Lajmërimi u bë në Facebook dhe u shpërnda nga faqja zyrtare e Motorhead: “Me pikëllim po e ndajmë lajmin që sapo e morëm vesh … Edward Allan Clarke, siç e njohim dhe e duam të gjithë si Fast Eddie Clarke, dje ndërroi jetë në mënyrë paqësore”.

Lajmi i hidhur u shpërnda nga Ted Carroll.

‘Motorhead’ ishte grup shumë i suksesshëm në Britanin e madhe me një mori albumesh dhe këngësh.

Ndër to edhe “No Sleep” “Overkill”, “Hammersmith” “Ace of Spades”.