Dhjetë gjërat që kanadezët dinë të bëjnë më mirë si edhe i karakterizojnë si vend

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Çdo shtet ka disa karakteristika për të cilat është më tepër i njohur. Më poshtë do ju paraqesim një pjesë të karakteristikave më të njohura të Kanadasë.

1-Të kërkosh të falur

Kanadaja mban rekord për këtë gjë. Në çdo cep të Kanadasë dëgjon “më fal” në një mënyrë tepër të sjellshme.

2-Liqenet dhe shtëpitë jashtë qytetit

Kanadaja është shteti, i cili ka më shumë liqene se çdo shtet tjetër. Numërohen rreth tre milionë liqene në të gjithë Kanadanë, ku vetëm provinca e Otarios numëron rreth 250 mijë të tillë.

3-Të qëndrosh në vendet ku bëhen shfaqje 

Kanadaja është vendi ku xhirohen më tepër shfaqje të Hollivudit.

4-Ajri

Kanadaja renditet në vendin e tretë, për nga pastërtia e ajrit.

5-Humori

Kanadezët njihen si njerëz tepër të qeshur dhe me sens humori. U pëlqen shpesh të bëjnë batuta dhe të qeshin.

6-Çokollatat e mëdha

Çokollatat në Kanada janë më të mëdha se në çdo vend tjetër të botës.

7-Vendet ku mund të bësh ski

Në Kanada ndodhen vendet më të bukura dhe më të përshtatshme për të bërë ski.

8-Marka kombëtare

Asnjë markë nuk është aq e bukur sa gjethja e panjës në Kanada, më të cilën kanadezët identifikohen.

9-Ushqimi në autostrada

Aty mund të gjeni ushqimin më të shijshëm.

10-Fjalë dhe terma të mrekullueshme

Kanadezët përdorin fjalë shumë të bukura për të emërtuar ose shprehur gjërat.