
Ka votuar kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hoti, ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja.
“Serveti e unë kryem obligimin tonë. Ftoj gjithë qytetarët me të drejtë vote ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Sot është dita e tyre, ata sot thonë fjalën e tyre. Dëshiroj që të falënderoj gjithë stafin, duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar e vendor. Pres të kemi proces të rregullt zgjedhor, sipas standardeve më të mira evropiane, ku qytetarët e thonë fjalën e tyre lirshëm”, tha Hoti.
Me maska dhe duke mbajtur distancë, qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply