Horosokopi i datës 6 gusht 2018

DASHI 21/3 – 20/4

Është një ditë shumë e mirë për të zgjidhur disa probleme sentimentale. Beqarët do mundohen të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar gjendja do jetë më e qëndrueshme.

DEMI 21/4 – 21/5

Parashikohen disa ngjarje të rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë një ndryshim drastik në jetën e tyre. Për financat duhet t’i bëni më mirë llogaritë për të shmangur problemet.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Lërini mënjanë idetë për të shkuar me pushime, mjafton një organizim për të thyer rutinën e përditshmërisë dhe do ndjeheni më mirë me veten dhe partnerin/en. Beqarët do kenë shumë ftesa për takime.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do të dini të përdorni në favorin tuaj për marrëdhënien në çift një mundësi që do t’ju bëjë fitimtarë. Beqarët do ndihen mjaft mirë nga takimet që do kenë.

LUANI 23/7 – 21/8

Do të jeni shumë joshës dhe një mbrëmje nën dritën e qirinjve me njeriun tuaj të zemrës do të jetë ideale për t’ju ndezur disa pasione erotike.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Ka mundësi që diçka t’ju rrëshakasë nga kontrolli ju të dashuruarve dhe t’ju humbi harmonia në çift. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Vendosmëria do t’ju ndihmojë të shmangni tensionet dhe problemet në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët ka mundësi të hedhin hapa të gabuar.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do të bëni një shëtitje të këndshme jashtë qytetit me partnerin/en. Do ta kaloni një mbrëmje të këndshme. Beqarët bëjnë mirë t’i dëgjojnë edhe këshillat e të tjerëve. Financat do jenë shumë të mira.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do të përdorni gjithë aftësitë tuaja për të ndryshuar situatën në të cilën gjendeni. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe do refuzojnë takimet.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Gjithë sforcimet tuaja do të shpërblehen dhe do të përfundoni një projekt ambicioz. Beqarët nuk do e kenë mendjen te krijimi i lidhjeve. Financat do jenë të mira dhe tëqëndrueshme.

UJORI 21/1 – 19/2

Sot mund të ndani me njeriun e zemrës gjithë sekretet dhe mendimet tuaja. Beqarët do nuk kenë aspak fat në dashuri dhe vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat nuk do jenë të mira.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Do të fitoni simpatinë e partnerit/ es dhe do te jeni shumë të ndërgjegjshëm për këtë. Beqarët do jenë me shumë fat sot. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet