Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi: Do të ndiheni nervozë dhe kjo do t’ju shkaktojë probleme si në aspektin profesional edhe në atë personal. Mos u mbani me të madh, por përpiquni të sqaroni çdo konflikt. Venusi i kthyer nga shenja juaj do t’ju ndihmojë në dashuri. Ata që prej pak kohësh i kanë dhënë fund një lidhjeje, tani mund të kenë dyshime për zgjedhjen e bërë. Në lidhje me punën ka disa gjëra që nuk ju bindin. Disa situata duket sikur nuk kanë zgjidhje për shkak të problemeve rrethanore.

Demi: Kushtojini këtë  javë një rëndësi të veçantë miqësive dhe lidhjes suaj sentimentale. Mund të keni mosmarrëveshje me të tjerët, por mos u shqetësoni shumë. Nuk do t’ju ecë dhe aq mirë në punët e dashurisë. Mund të lindin fërkime mes jush dhe një personi idhnak. Fati do t’i ndihmojë ata që janë beqarë. Është e këshillueshme që të mos i mbani shpresat te të tjerët, por përpiquni gjithmonë që t’ia dilni mbanë me forcat tuaja.

Binjakët: Duket se gjërat në aspektin profesional nuk po ecin dhe aq mirë. Për këtë arsye do t’i rishikoni dhe një herë pozitat tuaja, në mënyrë që të arrini të kuptoni për çfarë arsye nuk po merrni fitimet që prisnit. Kjo është java e duhur për të krijuar lidhje të reja, por pa u angazhuar së tepërmi. Për ata që janë në një lidhje të gjatë, situata nuk parashikohet fort e mirë. Përpiquni ta gjallëroni marrëdhënien tuaj duke i bërë një surprizë partnerit.

Gaforrja: Jeta në çift do të shkojë më së miri. Marrëdhënia juaj e ngushtë do të rezultojë e dobishme edhe në aspektin profesional. Do të jepni më të mirën e mundshme, duke realizuar projekte të shkëlqyera dhe për këtë duhet t’i jeni mirënjohës shpirtit tuaj binjak. Venusi do të favorizojë takime të reja dhe pasionin në çift. Ju presin angazhime të shumta dhe prandaj duhet ta programoni çdo gjë me hollësi. Ata që do të kenë nevojë të ndërrojnë ambient, mbase duhet të planifikojnë një udhëtim.

Luani: Puna do t’ju japë kënaqësi të mëdha me përjashtim të ndonjë mosmarrëveshjeje me kolegët, që së fundmi janë bërë xhelozë për suksesin tuaj. Në dashuri do të përjetoni një periudhë pasigurie, por është e këshillueshme që të ruani qetësinë. Shmangini problemet në këtë periudhë dhe shtyjini disa çështje për më vonë kur të ndiheni më të qetë dhe të gatshëm për t’u dhënë zgjidhje. Lodhja e kohëve të fundit ju ka bërë të ndiheni më të dobët.

Virgjëresha: Do të ndiheni të lodhur dhe do të bini në apati, sidomos për sa i përket punës, edhe pse nuk është se keni shumë detyra për të kryer. Duhet që të tregoheni diplomatikë dhe të mos nervozoheni, nëse dikujt nuk do t’i pëlqejnë idetë tuaja. Në dashuri do të keni fat dhe do të përjetoni ditë të bukura. Ndonjë flirt veror mund të kthehet në diçka më shumë. Kushtojini partnerit vëmendjen e duhur.

Peshorja: Gjithçka negative që keni përjetuar gjatë periudhës që lamë pas do t’ia lërë vendin të rejave pozitive. Do t’ia dilni mbanë ta shikoni gjithçka me optimizëm, edhe pse herë pas here do të keni pasiguri. Do të bëni shpenzime për të sistemuar shtëpinë dhe prandaj këshillohet që të bëni kujdes me financat. Në aspektin profesional do t’i jepni rëndësi disa çështjeve që ju shqetësonin prej kohësh.

Akrepi: Gjatë këtyre ditëve do ta gjeni medoemos një shkak për t’u ankuar dhe kjo do të bëjë nervozë ata që ju rrinë pranë. Me raste situata do të degjenerojë deri në zënka. Përpiquni sa më shumë që t’i shmangni ato. Ndieni dëshirën për të dhuruar dhe marrë dashuri. Më në fund situata mes jush dhe partnerit do të qetësohet. Për ata që prej pak kohësh kanë mbyllur një lidhje, nuk është rasti që të nisin një të re. Kushtojuni për pak kohë vetes dhe pasioneve tuaja.

Shigjetari: Më në fund do të arrini ta shikoni jetën me ngjyra dhe do t’ia dilni mbanë që partneri t’ju falë për gabimet tuaja. Ata që janë në një lidhje të gjatë të bëjnë kujdes, se mund të bien në monotoni. Venusi aleat do t’ju ndihmojë edhe në aspektin profesional. Do të bëni projekte të shumta dhe do të merrni kënaqësi prej tyre. Do të jeni në gjendje të mirë shpirtërore e fizike.

Bricjapi: Këtë javë mund të përjetoni ndonjë zhgënjim në aspektin profesional. Një projekt juaji mund të mos miratohet, por ju do të jeni të vendosur ta ribëni nga fillimi, madje më mirë se më parë. Do të arrini ta hidhni pas krahëve trishtimin. Kjo është periudha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Për sa i përket jetës në çift, do të jeni të gatshëm ta çoni lidhjen një hap më tej dhe të merrni vendime të rëndësishme si martesa apo lindja e një fëmije.

Ujori: Nuk do të pyesni për shpenzimet vetëm që të bëni të lumtur partnerin. Megjithatë, planifikojini mirë ato, në mënyrë që të mos mbeteni duarbosh. Planetët nuk do t’jua japin atë sigurinë për të cilën keni nevojë. Do të jeni të detyruar të bëni një zgjedhje në punë, por në fillim mendojeni mirë. Bëni kujdes të mos i kundërviheni kolegëve, të cilët mund t’jua vështirësojnë gjërat.

Peshqit: Parashikohet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer për ju. Do të jeni në qendër të vëmendjes për sa i përket jetës sentimentale, sidomos ata që janë beqarë. Lidhjet më të brishta mund të përfundojnë, ndërsa ato më të fortat do të bëhen edhe më të qëndrueshme. Situata në punë premton të jetë shumë e mirë. Jupiteri ju favorizon dhe problemet ekonomike do të jenë një kujtim i së shkuarës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet