Horoskopi javor 26 Gusht-1 Shtator 2019

Dashi

Pritet një javë shumë e bukur për të gjithë ata që janë në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet akoma edhe më shumë dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni për asnjë çast. Edhe për beqarët do shfaqen mundësi të jashtëzakonshme që jeta të ndryshoje për mirë. Do ju duhet thjesht të jenë disi më të vëmendshëm.

Demi

Këtë jave do i shihni  me kujdes gjerat para se të hidhni hapa dhe të bëni deklarata ju të dashuruarit. Për këtë arsye marrëdhënia me partnerin ka për të qenë edhe më e kënaqshme nga sa e kishit imagjinuar. Beqarët do e gjejnë më shpejt nga sa mendonin shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje te cilën do e kenë zili që të gjithë. Në punë do jeni kompetente dhe do i arrini të gjitha objektivat.

Binjakët

Xhelozia për partnerin  do të jetë kryefjala këtë javë. Përpiquni të mos i vini limite pasi gjërat nuk do të ecin mirë për ju. Beqarët nuk duhet të bëjnë asgjë të nxituar, e cila mund t’i çojë në rrugë të gabuar. Ditët më të favorshme për takime do jene e enjtja dhe e shtuna. Në planin financiar nuk do keni aspak probleme sepse keni kohe që keni marrë masa dhe veproni vetëm duke bërë llogari.

Gaforrja

Do të jetë një javë e mirë për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Do ndani çdo mendim dhe ide me atë që keni në krah. Beqarët do takojnë persona seriozë dhe me një të ardhme të ndritur. Për ta gjithçka ka për të qenë e jashtëzakonshme.

Luani

Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e mire këtë javë. Do konfliktoheni edhe për gjera elementare dhe asnjëri nuk do hapë rrugë. Në planin financiar duhet të jeni të matur dhe mos kryeni shpenzime të panevojshme. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm sepse ju do dini si te kujdeseni ne çdo moment për veten.. Jeta profesionale do jetë e ndërlikuar tej mase.

Virgjëresha

Do keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj gjatë kësaj jave, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni të jeni disi më tolerante dhe të kuptueshëm sepse po vazhduat me kokëfortësi do e shkatërroni lidhjen. Buxheti do ketë vështirësi te mëdha. Po nuk e pranuat ndihmën e te afërmve nuk do ja dilni dot mbanë vete.

Peshorja

Kjo javë ka për të qenë e veçantë dhe e mbushur me surpriza për ata që janë ne një lidhje. Në çdo moment keni për t’u ndier mirë. Edhe ata që kane pasur mosmarrëveshje do ndihen më të qetë. Beqaret do kenë disa takime dhe mund të dashurohen si adoleshente me dikë. Mund të fillohen edhe lidhje interesante. Në punë do jeni më të hapur ndaj risive dhe mund te filloni edhe disa projekte interesante.

Akrepi

Kujdes me kapricot e shumta ju te dashuruarit sepse këtë javë situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Partneri nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe problemet mund te jenë të zjarrta. Hëna do ketë ndikim mjaft pozitiv tek beqarët. Ata nuk do kenë për çfarë te qahen, përkundrazi do e gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar kaq shume.

Shigjetari

Marrëdhënia në çift dhe jeta intime do jetë e jashtëzakonshme. Beqarët nuk do arrijnë dot te kenë asgjë konkrete edhe pse do bëjnë te pamundurën. Financat nuk do jene aspak të mira. Paratë që do keni nuk do ju mjaftojnë as për shpenzimet më të domosdoshme. As gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si e keni pritur.

Bricjapi

Këtë javë do e keni të vështirë të merreni vesh me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe mosmarrëveshjet do jenë të vazhdueshme. Partneri do tregohet shume i largët dhe nuk do i përjetoni emocionet që keni menduar. Beqaret do jenë shumë të ngarkuar me punë dhe angazhime dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje të qëndrueshme. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar.

Ujori

Këtë jave do i merrni gjërat shumë me seriozisht ju të dashuruarit dhe mes jush dhe partnerit nuk do ketë asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Pas te mërkurës mund te mendoni edhe për ndonjë surprizë ndaj njeri-tjetrit. Jeta do ju ndryshojë më parë dhe më mirë nga sa e kishin menduar. Financat do jenë të mira. Ne punë do i kaloni një nga një të gjitha pengesat.

Peshqit

Mërkuri do ketë ndikim te madh tek jeta juaj në çift këtë jave. Ai do ua ndriçojë pafund mendimet dhe do ju bëjë t’i hidhni hapat të mirë menduara. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo lloj gjeje vetëm e vetëm që ta ndryshojnë statusin e tyre. Mundësitë do jenë të shkëlqyera. Të ardhurat do fillojnë gjithashtu te përmirësohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet