Horoskopi ditor, e enjte 28 nëntor 2019

Dashi

Ekziston një kënaqësi e madhe për të përmbushur përgjegjësitë e përditshme me entuziazëm. Kështu që herën tjetër kur të përballeni me një sërë veprimesh të mërzitshme ose angazhime të lodhshme, merrni frymë thellë dhe kthejeni mërzitjen tuaj në vendosmëri. Jepini personave që shihni një buzëqeshje te ngrohtë. Gjeste të tilla janë mjaft të këndshme nëse i lejoni.

Demi

Muzika live është një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar një marrëdhënie romantike, kështu që nëse jeni duke ndërtuar e një lidhje me dikë që ju tërheq, hidhini një sy koncerteve të ardhshme në zonën tuaj. Do të gjeni një surprizë të këndshme. Merrni biletat sa më shpejt të jetë e mundur, ndryshe mund të humbisni një përvojë të shkëlqyeshme. Edhe nëse nuk jeni duke ndërtuar një lidhje, ky veprim do ishte shumë me mend sepse do arrije t’i kujtoje vetes sat ë veçantë jeni.

Binjakët

Shndërrimi i mendimeve tuaja në veprim duhet të jetë qëllimi juaj kryesor sot. Kështu që nëse keni menduar t’i blini dikuj një dhuratë sot, shkoni në pazar! Nëse keni menduar të bëni një udhëtim, prijini biletat sot. Dhe nëse keni dashur gjithë këtë kohë të fusni në jetën tuaj dikë që ju e pëlqeni, uleni para vetës dhe shprehjni dashurinë tuaj. Veprimet në çdo drejtim që di bëni do të rrisni besimin tuaj dhe do ju japin një ndjenjë të kënaqshme të arritjes.

Gaforrja

Bëhuni pjesë e një turme të madhe sot nëse keni mundësi. Lidhja me njerëz të tjerë do ju bëjë të kuptoni se sa unikë jeni. Është koha të merrni komplimenta për personin e mrekullueshem që jeni. Qëndroni me njerëz me të cilët kenaqëni duke kaluar kohë dhe ndani mendimet tuaja hapur. Nëse ju jeni të gatshëm të qëndroni pranë këtyre njerëzve dhe t’ rrini besnikë atëhere edhe ata do jenë pranë jush gjithë jetën tuaj.

Luani

Ju keni punuar fort dhe keni bërë një punë të shkëlqyeshme duke mbajtur përsipër shumë detyra. Por është koha që të mos mbani kaq shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Duhet të merreni vetëm me një ose dy çështje. Shumë aspekte të jetës suaj mund të vendosen në mënyrë të sigurt në autopilot ditën e sotme. Jepini vëmendjen tuaj vetem gjerave që kanë nevojë për kujdes.

Virgjëresha

A është mbushur kalendari juaj shoqëror me shumë ahengje, dalje apo takme? Sot ju duhet të rregulloni kohën tuaj të lirë dhe të anuloni një ose dy plane që keni bërë. Jeta e ngjeshur që keni mund të jetë një justifikim i shkëlqyer. Por përpiquni të mos i anulloni të gjitha sepse mund të krijosh një opinion të keq tek njerëzit që mund të ndihen të refuzuar. Mos harroni se ndershmëria është politika më e mirë.

Peshorja

Ju jeni gjithmonë duke kërkuar drejtësi dhe barazi në jetë, megjithëse jeni mjaft i mençur për të kuptuar që ndonjëherë jeta thjesht nuk është e drejtë. Këndvështrim juaj realist do t’ju ndihmojë të përshtateni në çdo situatë, të jeni më të vetë-mjaftueshëm dhe të jeni shumë më efektiv në çdo negociatë në të cilën duhet të filloni sot.

Akrepi

Ndarja e sekreteve me miqtë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të festuar lidhjen që keni me njerëzit që doni, por gjithashtu mund të jetë një lojë shumë e rrezikshme. Jini respektues të njohurive të brendshme që keni, dhe mos e hidhni poshtë duke mos marrë parasysh se kush mund t’ju dëgjojë. Buzët e lirshme mund të shkatërrojnë besimin midis dy njerëzve. Dhe nëse humbet besimi, është një gjë shumë e vështirë për tu rikthyer. Sekretet japin fuqi, por me atë fuqi vjen përgjegjësia.

Shigjetari

Ju jeni padyshim të lumtur kur njerëzit që ju doni janë të lumtur, por ky gëzim dhe bujari do testohet pak ditën e sotme. Dikush i afërm në jetën tuaj do tregohet disi i pandjeshëm dhe i pakuptueshëm. Nëse mburrjet e këtij personi janë duke ju çmendur, përpiquni të mbani distancë. Kjo do ju ndihmojë t’ju mbajë të lumtur dhe të pengosh çdo ndjesi shqetësuese dhe të pakënaqshme. Ky person i afërt nuk ndodhet në ditët e tij më të mira, që kështu kuptojeni.

Bricjapi

Mos lejoni që shefi juaj t’ju frikësojë sot! Sigurisht, ajo ose ai mund të dijë më shumë për gjëra të caktuara sesa ju, por ju keni një mendje të shkëlqyeshme dhe dëshirë për të mësuar. Nëse qëndroni të qetë në praninë e këtij personi, ajo ose ai do t’ju njohë më mirë dhe do të mendojë për ju më mirë kur të shfaqet një mundësi interesante në të ardhmen e afërt. Vetëm bëhu vetvetja kjo është e gjitha!

Ujori

Asgjë në jetë nuk është e sigurt veçanërisht tani, kur dikush që e ke njohur së shpejti është shumë më i interesuar të shkojë drejt një qëllimi personal sesa të përmbushë një detyrim për ju. Në vend që të shqetësoheni se keni bërë diçka të gabuar, zgjohuni. Është koha për ta zbritur këtë person në një status më të ulët në jetën tuaj. Në fund të fundit, nëse ai ose ajo nuk mendon kurrë më parë për ju, atëherë do të duhet ta bëni këtë zgjedhje!

Peshqit

Jini delikatë me kritikën tuaj sot dhe mos harroni të shtoni pak sheqeri në çdo fjalë që shpërndani. Do të merresh me disa njerëz të fuqishëm që kanë një anë mjaft të brishtë, por nëse jeni shumë negativë me ta, do rrezikoni t’i tjetërsoni dhe të bëhen dikush që nuk do donit të ishit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet