Horoskopi ditor, e enjte 17 tetor 2019

Dashi

Sot mund të prisni disa vizitorë. Ju do të jeni të emocionuar, por dëshironi të pastroni të gjithë shtëpinë para se të vijnë. Qetësohuni! Askush nuk do hyjë poshtë krevatit për të parë nëse ka pluhura. Është më e rëndësishme të shijoni prezencën e tyre sesa të shqetësoheni për pastrimin e shtëpisë.

Demi

Energjia juaj sot është shumë e madhe, kështu që mund të punoni më fort se zakonisht. Mund të jeni të inspiruar për të bërë punë në shtëpi apo për tu marrë me projekte të tjera. Në darkë, do të ju vijnë disa miq që nuk i prisnit, por biseda me ta do ju pëlqejë.

Binjakët

Disa përgjegjësi që keni marrë në punë duhet ti mbaroni në shtëpi. Ju dhe partneri juaj do të keni nevojë për dikë që merret me punët e përditshme dhe me pastrimin e apartamentit apo shtëpisë. Papastërtia arrin të stresojë cdo njeri. Provoni të punoni bashkë për të krijuar një plan që të përfundoni gjithcka në kohë dhe të shijoni pak momente së bashku.

Gaforrja

Sot do të dëgjoni disa lajme të mira. Ndoshta të afërmit tuaj kanë vendosur t’ju vijnë për vizitë ose do të surprizoheni me idenë që do bëni udhëtim familjar pas disa ditësh. Do të jeni aq të lumtur sa do ia shprehni entuziazmin cdo personi që do takoni.

Luani

Ju keni dicka në mendje dhe doni të mësoni më shumë. Një sukses që keni arritur së fundmi ju nxit që të shikoni për sfida të reja. Hobi juaj mund të jetë dicka që ju sjell të ardhura të mëdha, prandaj konsiderojeni si një fushë të re ku duhet të investoni. Ju keni lindur për sukses!

Virgjëresha

Ju mund të ndiheni nostalgjikë për miqtë e vjetër ose për kushërinjtë. Edhe nëse nuk keni folur me ta prej kohësh, telefonojini pasi do të ndihen mirë të dëgjojnë nga ju. Do të suprizoheni kur të mësoni se keni ende shumë të përbashkëta dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e fundit kur keni folur bashkë.

Peshorja

Sot, yjet për ju parashikojnë ndryshime në punë. Muajt e fundit keni punuar fort dhe keni kontribuar në ide tepër të rëndësishme. Mos u habisni nëse ju vlerësojnë para të gjithëve ose ju rrisin rrogën. Dilni dhe festoni me miqtë. E meritoni një natë jashtë qytetit. Asgjë nuk ju jep më shumë kënaqësi se të dilni për darkë me personat e dashur.

Akrepi

Kujdesuni që të mos e lodhuni veten. Gjatë kësaj kohe, ju mund të bëni shumë për të tjerët pasi natyra juaj pozitive dhe bujare nuk e njeh fjalën “jo”. Sot duhet të rimendoni për përgjegjësitë që merrni përsipër. Kujtoni se nëse i thoni “jo” të tjerëve, atëherë i thoni “po” vetes.

Shigjetari

Sot do të jeni të lumtur, energjik dhe optimist. Ju ndjeni shumë dashuri nga të tjerët. Mos u surprizoni nëse kjo gjendje ju sjell persona të rinj në jetë. Ata duan të rrinë pranë jush vetëm për natyrën dhe pozitivitetin që transmetoni. Shijojeni vëmendjen!

Bricjapi

Ju jeni tradicional në shpirt, prandaj nuk bezdiseni nëse e bëni një veprim për disa vite rresht. Partneri/partnerja mund të jetë lodhur nga rutina e vjetër dhe dëshiron ti shohë gjërat ndryshe. Nuk keni pse të shqetësoheni. Ndonjëherë, ndryshimi vjen për mirë.  Cdo gjë të re, të cilën do e provoni sot, padyshim që do e shijoni në maksimum.

Ujori

Sot jeni aq të dashur me të gjithë, gjë që do ju sjellë kontakt me shumë njerëz dhe ndoshta një sukses të papritur. Të tjerët do bëjnë cdo gjë dhe do paguajnë shumë për të qenë pranë jush. E njëjta gjë do të funksionojë si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale.

Peshqit

Ju keni një mënyrë delikate për të shprehur ndjenjat tek personat e dashur. Nuk është në stilin tuaj që të bëni deklarata në publik apo të blini dhurata ekstravagante. Ju preferoni të kaloni kohë me njëri-tjetrin, të bëni biseda të gjata dhe të përqafoheni vazhdimisht. Kjo ju jep energji pozitive dhe ju mban në top formë! Sot është dita ideale për të krijuar një natë romantike me partnerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet