×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Horoskopi ditor 8 gusht, parashikimi i yjeve për punën dhe dashurinë

Dashi

Sot do keni aftësi të mëdha intelektuale dhe komunikuese. Nuk ju mungojnë idetë dhe fjalët për të magjepsur bashkëbiseduesit. Një takim me fat është i mundur. Yjet ju premtojnë përjetimin e emocioneve të bukura, disa ngjarje që do plotësojnë edhe dëshirat tuaja më intime.

Demi

Ndikimi hënor i fundjavës është një thelb i introspeksionit të shëndetshëm dhe mund t’ju ndihmojë të largoheni nga ankthet dhe shqetësimet. Të gjitha gjërat që nuk i keni bërë më parë do i bëni tani. Shikoni përpara dhe shijoni çdo moment të kësaj vere të bukur.

Binjakët

Sot d keni një qiell të favorshëm në të cilin ndërthuren shumë yje, të gatshme për t’ju ofruar dashuri, harmoni dhe krijimtari. Ndjeshmëria juaj fiton një forcë që rrit karizmën. Aftësia për të ndikuar te të tjerët është vërtet e paparë. Ju mund të bëni gjithçka që dëshironi dhe të shijoni të gjitha format e kënaqësisë.

Gaforrja

Karriera dhe imazhi publik që ju po krijoni po ju drejtojnë në rrugën e duhur. Yjet do ju vënë para disa sfidave, dhe gjatë testeve apo konkurseve që do bëni, do jeni fitimtare dhe do lini pa fjalë rivalët tuaj. Thjesht përpiquni të mos tregoheni impulsiv para një personi që është Gaforre, njëjt si ju.

Luani

Punoni shumë për të realizuar projektet që ju interesojnë, për të mbyllur marrëveshje dhe për të përmirësuar pozicionin tuaj profesional. Kushdo që ka nevojë për këshilla të besueshme gjatë kësaj kohe, mund të drejtohet te ju. Mendimet pozitive duhet të shfrytëzohen për të zgjidhur pyetjet që keni në kokën tuaj apo të miqve tuaj. Në dashuri sot fiton bashkëpunimi mendor.

Virgjëresha

Zgjedhjet tuaja kanë të drejtë dhe mund ta kthejnë jetën e përditshme në diçka shumë të veçantë. Do përballeni me ndryshime dhe ngjarje interesante mes miqsh, të cilët do ju ofrojnë shumë dashuri. Një surprizë mund të vijë nga miqtë tuaj të afërt edhe kur bëhet fjalë për çështje profesionale.

Peshorja

Sfera e kontakteve është e mbështetur mirë nga yjet dhe është e mundur që nga një takim të lindë një miqësi e këndshme, ose pse jo, një flirt i këndshëm veror. Komunikimi dhe jeta shoqërore do jenë më së miri. Komunikimi juaj magjepsës dhe inteligjenca juaj, janë të dobishme për të folur me një person që ju pëlqen kaq shumë.

Akrepi

Fundjava ideale për t’i kushtuar vëmendje trupit tuaj. Evolucioni dhe fuqia shkojnë paralelisht. Ndikimet e yjeve sot premtojnë gjithashtu mirëkuptim dhe qartësi që mund të shërojnë plagët e krenarisë dhe të ruajnë një qetësi të caktuar në jetën shoqërore.

Shigjetari

Do kaloni një fundjavë të bukur. Yjet e shumtë në përputhje me shenjën tregojnë se dashuria do të bëjë një hap të madh në cilësi. Do shkoni drejt prespektivave të këndshme, të qarta dhe të qëndrueshme. Do shkëmbeni mesazhe dashurie që ngrohin zemrën. Krijimtaria ekspresive dhe erotike do ju shoqërjë gjatë gjithë ditës. Përfitoni nga ky moment i lumtur!

Bricjapi

A jeni pak melankolik ditën e sotme? Mos u bëni, sepse ka edhe yje që duan t’ju japin surpriza të këndshme. Lërini mendjen të lirë të endet midis shkeljeve platonike. Mos e shikoni të ardhmen me një entuziazëm të lodhur, lartësoni sa të mundni shtysën që është brenda jush.

Ujori

Fundjavë e shkëlqyer. Përfitimet e ndikimeve astrale nga Hëna dhe Marsi janë pararojë e momenteve të një shkathtësie të madhe, me vendosmëri sensuale. Me pak fjalë, yjet ju shohin të gatshëm të jepni dhe të merrni dashuri dhe miqësi. Ju keni mundësinë për të udhëtuar në të njëjtën gjatësi vale si partneri juaj, me kënaqësi të ndërsjellë. Qasjet e reja janë të lehta dhe kanë mbështetjen e miqve.

Peshqit

Hëna dhe Mërkuri vendosin theksin tek burimet e menjëhershme siç janë çështjet financiare dhe koha për sa i përket fitimit. Rritja e të ardhurave nuk është e lehtë për askënd këto ditë, por ju keni një shans më të mirë se të tjerët. Kënaqësi në aktivitetin tuaj, me kontaktet dhe në udhëtime të shkurtra. Jeta ju buzëqesh!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 18 shtator 2020

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 18 shtator 2020

Publikuar më 18.09.2020
Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky ...

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment i mbushur me lodhje sa i takon punës. Demi Jeni të rrethuar nga njerëz që ju stresojnë, por nuk jeni ju problemi. Bëni kujdes ndaj marrëveshjeve dhe kontratave. Binjakët Sa i takon punës, do të keni mundësi që të merrni […]

Lexo më shumë

Lajme të mira për këto shenja, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Lajme të mira për këto shenja, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Publikuar më 17.09.2020
Dashi Në dashuri përpiquni të mos shtyni diskutimet. Mbrëmja...

Dashi Në dashuri përpiquni të mos shtyni diskutimet. Mbrëmja do të jetë pozitive. Kur bëhet fjalë për punën, ju jeni krijues dhe i vendosur. Demi Në punë, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të reflektoni nëse planifikoni të merrni një rrugë të re. Binjakët Në punë do të përjetoni momente tensioni dhe nervozizmi. Është një […]

Lexo më shumë

Zbuloni surprizat e yjeve për sot, 16 shtator 2020

Zbuloni surprizat e yjeve për sot, 16 shtator 2020

Publikuar më 16.09.2020
Dashi Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ka ardhur momenti...

Dashi Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ka ardhur momenti për të bërë disa zgjedhje me rëndësi në punë dhe në jetë. Nuk duhet të pretendoni që të zgjidhni gjithçka menjëherë. Demi Ka ardhur momenti që të zgjidhni çështjet e mbetura pezull. Sa i takon punës, nëse keni një aktivitet tuajin, do të përballeni me […]

Lexo më shumë

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 15 shtator 2020

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 15 shtator 2020

Publikuar më 15.09.2020
Dashi Në dashuri do të jeni energjik dhe gjatë kësaj dite, d...

Dashi Në dashuri do të jeni energjik dhe gjatë kësaj dite, do të arrini të bëni një listë me gjërat që doni të bëni me njeriun e zemrës. Demi Ju duhet të rregulloni disa gjëra të mbetura pezull. Ka diçka që në dashuri nuk shkon siç duhet. Sa i takon punës, yjet do të jenë […]

Lexo më shumë

Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Publikuar më 14.09.2020
Ky është horoskopi për ditën e hënë 14 shtator 2020. Njihuni...

Ky është horoskopi për ditën e hënë 14 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe në dashuri duhet të kuptoni se kush është në anën tuaj dhe […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e diel 13 shtator 2020

Horoskopi ditor, e diel 13 shtator 2020

Publikuar më 13.09.2020
Dashi Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. ...

Dashi Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e nesërme Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrezikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë. Demi Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte të ndryshme. […]

Lexo më shumë

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 12 shtator 2020

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 12 shtator 2020

Publikuar më 12.09.2020
Dashi Mund të mos i keni frikë përballjet, por është e këshi...

Dashi Mund të mos i keni frikë përballjet, por është e këshillueshme që të qëndroni larg telasheve. Lërini të tjerët të zihen për gjëra të parëndësishme, keni probleme më të mëdha që kërkojnë vëmendjen tuaj. Demi Do t’ju duhet t’i bindni të tjerët që e dini për çfarë po flisni, por nuk keni asnjë qëllim […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 11 shtator 2020

Horoskopi ditor, e premte 11 shtator 2020

Publikuar më 11.09.2020
Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i ...

Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i përdorni në mënyrën e duhur? Planetet ju këshillojnë se duhet t’i përdorni më mirë aftësitë tuaja, si për vete ashtu edhe për të ndihmuar të tjerët. Demi Nuk mashtroheni kur ju duhet një marrëveshje, por nesër do të jepni falas diçka për të […]

Lexo më shumë