×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Horoskopi ditor 6 gusht, parshikimi i yjeve për punën dhe dashurinë

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje mund të tundohen gjatë ditës së enjte. Mos u ndjeni keq nëse keni nevojë të kërkoni ndihmën e një miku. Kjo mund t’ju ndihmojë për t’u promovuar ose për të nisur një punë të re më me perspektivë. Bëni plane, kujdesuni për veten dhe shfrytëzoni çdo mundësi për të ecur përpara.

Demi

Do të përqendroheni tek rezultatet e fitoreve të fundit. Ekziston mundësia që diçka për të cilën jeni përpjekur maksimalisht, do të funksionojë së fundmi. Do të ndiheni shumë të lumtur me atë çfarë po ndodh në fushën e dashurisë. Nëse keni ndërmend të bëni blerje nesër, nuk është dita e përshtatshme.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë shumë kujdes të enjten, pasi rrezikojnë të dëmtohen fizikisht në punë. Gjithashtu, kujdes duhet të tregoni edhe kur të konsumoni ushqim jashtë. Sa i përket marrëdhënies romantike, gjithçka do të shkojë ashtu sikurse ju dëshironi. Partneri/partnerja mund t’ju japë shenja që është i/e gatshme për hapin e radhës.

Gaforrja

Duhet të fokusoheni tek detyrat tuaja ditën e enjte dhe t’i përfundoni ato. Kjo do t’ju ndihmojë për të arritur qëllimet tuaja në anën profesionale. Mbani nën kontroll emocionet. Mendohuni mirë para se të zgjidhni sesi do të veprime.

Luani

Mund të bëni një eksperiment të vogël në jetën tuaj të dashurisë. Mos hezitoni të nisni një marrëdhënie me një person që ka tjetër karakter nga ju. Nëse jeni në një marrëdhënie, shmangni telashet sa më shumë të mundeni.

Virgjëresha

Rekomandohet që të mendoheni më shumë para se shprehni diçka me rëndësi. Mos refuzoni të nisni një marrëdhënie dashurie vetëm se persona që ka shfaqur interes ndaj jush nuk ka të ardhura të larta apo një pozicion prestigjioz në aspektin profesional. Sa i përket punës, nëse nuk ndiheni të vlerësuar, kërkoni për një vend tjetër.

Peshorja

Në jetën tuaj në çift do të keni probleme të mëdha edhe nëse jeni duke tentuar që t’i zgjidhni vazhdimisht. Dyshimet do të ju shtyjnë ne debate. Punë nuk do të ecë në drejtimin të cilin keni dëshiruar.

Akrepi

Mund të veproni për atë çfarë keni menduar deri tani. Mund të bëhet fjalë edhe për një aventurë, e cila mund të bëhet realitet së shpejti. Gjithashtu, është momenti të veproni nëse dëshironi të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj personale.

Shigjetari

Ruani pak kohë për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Bëni kujdes me aventurat romantike nesër. Sigurohu që ti dhe partneri/partnerja të jeni në një linjë. Gjithashtu, rekomandohet të bëni një vizitë tek mjeku, për të pasur nën kontroll diçka që mund të keni vënë re së fundi.

Bricjapi

Përpiquni të mos kapeni pas detajeve në çdo aspekt të jetës suaj. Nëse jeni në punë, kujdesuni për punët tuaja dhe mos u përfshini në gjithçka. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjes dhe t’i kushtoni asaj kohën e duhur.

Ujori

Do të jetë një ditë rutinë si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. E vetmja gjë qe mund të shkojë ndryshe nga çfarë kishit planifikuar është buxheti. Mund të keni rënie të financave duke mos ju lejuar të bëni blerjet që dëshironi.

Peshqit

Ekziston mundësia që të përdorni sharmin gjatë ditës si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Megjithatë, mos harroni se çfarë pasojash mund të sjellë një romancë në punë. Sakaq, në mbrëmje nëse nuk përfshiheni në kreativitet, do të keni mungesë frymëzimi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mësoni horoskopin për ditën e sotme

Mësoni horoskopin për ditën e sotme

Publikuar më 25.09.2020
Dashi Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka ...

Dashi Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka do të varet nga mosha dhe vendi ku jetoni. Sa i takon punës, apo për ata që studiojnë, duhet të shfaqin përqendrim maksimal. Demi Hëna dhe Saturni janë në anën tuaj dhe kjo do të thotë që duhet të sqaroni disa situata të mbetura pezull. […]

Lexo më shumë

Çfarë thonë yjet për ditën e sotme

Çfarë thonë yjet për ditën e sotme

Publikuar më 24.09.2020
Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashur...

Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashurisë. Mundohuni që të mos flisni dhe tensionoheni. Në punë do të ketë nervozizëm dhe tensione. Do e keni të vështirë të sqaroheni dhe të gjeni një marrëveshje. Demi Nëse ka probleme të pazgjidhura në dashuri, ka ardhur koha që të sqaroheni. Sa […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e mërkurë 23 shtator 2020

Horoskopi ditor, e mërkurë 23 shtator 2020

Publikuar më 23.09.2020
Dashi Nëse e keni të domosdoshme që t’i thoni një miku apo p...

Dashi Nëse e keni të domosdoshme që t’i thoni një miku apo pjesëtari të familjes se kanë vepruar gabim për një çështje të caktuar, të paktën zgjidhni fjalë që të duken të buta. Për hir të marrëdhënies tuaj afatgjatë me ta, tregohuni më pak kritikë. Demi Nuk do ta keni shumë mendjen tek puna nesër, […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e martë 22 shtator 2020

Horoskopi ditor, e martë 22 shtator 2020

Publikuar më 22.09.2020
Dashi Pse çdo person me të cilin takoheni kërkon të futet në...

Dashi Pse çdo person me të cilin takoheni kërkon të futet në debat e madje të ashpër me ju? Pa marrë parasysh se cila është përgjigjja, këshilloheni që të shmangni të gjitha llojet e konfrontimeve, veçanërisht në fundjavë. Demi Lidhja e nesërme Diellit dhe Plutonit ju bën më energjikë dhe nëse tregoheni i zgjuar do […]

Lexo më shumë

Shenjat që do të kenë probleme këtë të hënë, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet

Shenjat që do të kenë probleme këtë të hënë, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet

Publikuar më 21.09.2020
Dashi Ditë rutinë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të mbi...

Dashi Ditë rutinë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të mbizotërojë qetësia. Me financat tregohuni sa më të matur sepse vetëm në këtë mënyrë do mbani situatën nën kontroll. Demi Ata që janë në një lidhje duhet të jenë më realistë dhe të pranojnë gabimet që kënë bërë në çift. Në aspektin financiar gjendja […]

Lexo më shumë

Njihuni me horoskopin e të dielës, 20 shtator 2020

Njihuni me horoskopin e të dielës, 20 shtator 2020

Publikuar më 20.09.2020
Dashi Vetëbesimi në aftësitë personale mund të mos ju mungoj...

Dashi Vetëbesimi në aftësitë personale mund të mos ju mungojë, por duket se jo të gjithë janë të bindur. Dilni nga vetja për t’i treguar atyre që kanë dyshime se e dini mirë çfarë po bëni. Nuk do të kenë më dyshime. Demi Nuk ka nevojë të vini përpara përgjegjësitë dhe të lini mënjanë argëtimin, […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 19 shtator 2020

Horoskopi ditor, e shtunë 19 shtator 2020

Publikuar më 19.09.2020
Dashi Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim t...

Dashi Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Sa i përket punës, do të jetë një ditë e shkëlqyer dhe do të keni bashkëpunime të reja. Demi Ata që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre private do të kenë shanse të tjera. Në punë mos u bëni impulsivë. Prisni […]

Lexo më shumë

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 18 shtator 2020

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, 18 shtator 2020

Publikuar më 18.09.2020
Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky ...

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment i mbushur me lodhje sa i takon punës. Demi Jeni të rrethuar nga njerëz që ju stresojnë, por nuk jeni ju problemi. Bëni kujdes ndaj marrëveshjeve dhe kontratave. Binjakët Sa i takon punës, do të keni mundësi që të merrni […]

Lexo më shumë