Horoskopi

DASHI 21/3 – 20/4

Më në fund do e përmirësoni situatën tuaj në çift sot dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen së bashku. Financat do jenë të kënaqshme dhe nuk di keni probleme.

DEMI 21/4 – 21/5

Ditë mjaft problematike kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndikoheni shumë nga ato që do iu thonë të tjerët pa menduar se ata mund t’iu kenë inat dhe duan t’iu futin në grindje.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Ditë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni për gjithçka me partnerin/en dhe nuk do toleroni aspak. Po vazhduat në këtë rrugë shumë shpejt do i jepni fund lidhjes që keni krijuar.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Të dy me partnerin/en do mundoheni ta ndryshoni rutinën e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Nëse flisni hapur dhe diskutoni për gjithçka do e arrini gjithçka më shpejt. Financat nuk do jenë të mira.

LUANI 23/7 – 21/8

Do dashuroheni në mënyrë të çmendur sot, por e rëndësishme është që ju të dy të ndiheni sa më mirë të jetë e mundur. Mos dëgjoni aspak opinionet e të tjerëve, por bëni atë që mendoni.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Do bëni çmos gjatë kësaj dite që ta përmirësoni jetën tuaj sentimentale dhe me pak mund do ia dilni mbanë. Mos kërkoni menjëherë që marrëdhënia të kthehet si dikur, por hidhini hapat një e nga një.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Surprizat do jenë të shumta në jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme gjithashtu. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit.

AKREPI 24/10 – 22/11

Marrëdhënia në çift do ecë në rrugën e duhur gjatë kësaj dite. Do i tregoni partnerit/es edhe një sekret që ka lidhje me jetën tuaj familjare dhe kjo do iu lidhë akoma më shumë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe nuk do ndiheni aspak të qetë.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Pasioni do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do dëshironi që të mos largoheni prej tij për asnjë çast.

UJORI 21/1 – 19/2

Ditë e ndërlikuar dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me atë që keni në krah dhe situata do ndërlikohet mjaft.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Nuk do jeni aspak në humor sot dhe herë pas here do debatoni me atë që keni në krah. Mos ia hidhni për çdo gjë fajin atij/asaj sepse edhe durimi e ka një kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet