Horoskopi

DASHI 21/3 – 20/4

Edhe pse kohët e fundit e keni neglizhuar paksa partnerin/en, bëni mirë t’i kushtoni më shumë kohë atij. Beqarët do të ndryshojnë edhe statusin e tyre. Financat do i keni mjaft të ekuilibruara.

DEMI 21/4 – 21/5

Mbani distancë nga bota e jashtme, pasi turbullirat yjore do kërcënojnë gjatë kësaj dite lidhjen tuaj. Beqarët do ndjehen mirë në shoqërinë e disa personave dhe nuk do vendosin dot për asnjërin.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Do bashkëpunoni mjaft me partnerin/ en dhe do jeni mjaft senssual sot ju të dashuruarit. Beqarët vetëm për të mos qëndruar vetëm do mund të bëjnë gjëra të gabuara dohen. Financat do jenë të mira.

GAFORRjA 22/6 – 22/7

Ditë e bukur dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për ju që jeni në lidhje. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë. Financat do jenë problematike.

LUANI 23/7 – 21/8

Një klimë jo shumë e qetë do mbizotërojë në jetën tuaj në çift sot. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë atë që duan dhe nuk do e vrasin mendjen për të tjerët.

VIRGjËRESHΑ 22/8 – 23/9

Mundohuni të shkëputeni paksa nga rutina e përditshme ju të dashuruarit. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare dhe asgjë serioze për të ardhmen. Kujdes me shpenzimet.

PESHORjA 24/9 – 23/10

Ju që jeni në një marrëdhënie dashurie do merrni një vendim mjaft të rëndësishëm, i cili do ndryshojë njëherë e përgjithmonë të ardhmen tuaj.

AKREPI 24/10 – 22/11

Gjatë kësaj ditë mundohuni të flisni më hapur me atë që keni në krah në mënyrë që gjithçka të shkojë më së miri. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri as sot. Në planin financiar gjithçka po ecën siç duhet.

SHIGjETARI 23/11 – 22/12

Të dashuruarit duhet ta shfrytëzojnë sa të mundin këtë ditë në mënyrë që të përforcojnë bashkëpunimin dhe jeta në çift të ecë në drejtimin e duhur. Beqarët do të hedhin hapa.

BRICjAPI 23/12 – 20/1

Ditë e mirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Në planin financiar parashikohen disa probleme.

UjORI 21/1 – 19/2

Influenca e yjeve në planin sentimental do jetë dominuese te ju të dashuruarit. Beqarët do jenë me fat sot dhe do marrin ftesa të njëpasnjëshme për takime. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Klima në çift ka rrezik të mos jetë shumë harmonike sot. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë në momentin që nuk e presin. Financat do jenë të mira, sepse do dini si t’i menaxhoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet