Horoskopi, 20 maj 2019

Dashi 21/3 – 20/4

Sot do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çif dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Beqarët do jenë të paparashikueshëm dhe do përjetoni kënaqësi te mëdha.

Demi 21/4 – 21/5

Mos e provokoni në asnjë moment partnerin tuaj sot sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. Beqaret duhet të njihen mirë me personat që do takojnë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Tregohuni të hapur dhe bujarë sot ju që jeni në një lidhje sepse përndryshe mund të keni ndonjë tronditje. Ata që janë beqarë do preferojnë të qëndrojnë gjithë kohës vetëm.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Planetet do e mbrojnë gjatë gjithë ditës jetën tuaj në çif sot. Beqaret do marrin vendime të rëndësishme mbi të ardhmen dhe do ndihen të plotësuar.

Luani 23/7 – 21/8

Çifet do bëjnë mirë të mos rrezikojnë shumë gjate kësaj dite sepse mund të gabojnë rëndë. Beqaret do ëndërrojnë më shumë nga sa duhet dhe realiteti do jetë paksa zhgënjyes.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Do bëni edhe sakrifca sot ju të dashuruarit vetëm që të ruani një ambient sa më të ngrohtë në jetën tuaj në çif. Beqarët do kalojnë momente të këndshme me një person të cilin do fllojnë një lidhje.

Peshorja 24/9 – 23/10

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çif, sot situata do fllojë të ndryshojë rrënjësisht. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do ndiheni më të sigurt se kurrë sot për vazhdimësinë e jetës suaj në çif. Do pranoni edhe propozimet që do ju bëjë partneri. Beqaret do jenë gjithë kohës në vrojtim, por nuk do mund ta gjejnë princin e kaltër.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Priten disa probleme të vogla sot mes jush dhe atij që keni në krah dhe shkaku janë paratë e përbashkëta. Beqaret do jenë të pavëmendshëm dhe nuk do përftojnë aq sa duhet nga fesat që do iu bëhen.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Klima në jetën tuaj në çif do ngrohet mjaf gjatë gjithë kësaj dite. Beqaret do preferojnë të qëndrojnë vetëm edhe për disa kohë dhe do presin që gjithçka të ndodhë atëherë kur të jetë programuar.

Ujori 21/1 – 19/2

Do e konsolidoni jetën tuaj në çif gjatë kësaj dite dhe do ndiheni shumë më të qetë. Beqarët do jenë të përqendruar tek një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshirojnë të dalin nëpër takime.

Peshqit 20/2 – 20/3

Nëse nuk bëni pak më tepër lëshime në jetën tuaj në çif sot, ka rrezik që marrëdhënies së krijuar t’i vijë fundi. Beqaret do jenë shumë ëndërrimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet