Horoskopi 16 qershor 2019, ja parashikimi i yjeve për nesër

Dashi

Hëna sot të sugjeron të thellosh studimin e disa tematikave shpirtërore që mund të jenë të dobishme për t’u sqaruar brenda vetes. Nëse nuk di se cilat janë objektivat e tua, si mendon se mund t’i arrish?  Marsi dhe Mërkuri në disfavor sjellin konfuzion të ideve. Afërdita ndërkohë të habit me mesazhet e liga të një personi më të ri se ty.

Demi

Sot do kthehesh pas në kohë dhe do përjetosh emocione të harruara tashmë. Është një moment në të cilin ndjen se ke nevojë për konfirmime të reja dhe siguri nga ana e partnerit. Në fushën profesionale, Urani të propozon përdorimin e teknologjive të reja avangarde që mund të të ndihmojnë për të bërë përpara në konkurencë. Mos u nxito për t’i realizuar të gjitha një herësh.

Binjakët

Sot do kesh pak tension në marrëdhëniet e tua dhe do ishte më mirë të reflektoje pak më gjatë para se të thuash diçka që mund të lëndojë një njeri të dashur. Në aspektin profesional ka shumë dokumente për t’u administruar me kujdes. Afërdita në shenjë ndërkohë të bën të ndihesh më seksi dhe tërheqës/e. Nëse mundesh, rrethoje veten me vepra arti, muzikë të lehtë dhe poezi.

Gaforrja

Me Marsin dhe Mërkurin në shenjë, sot je i/e mbushur me energji dhe mund të të paraqitet mundësia e duhur për t’i dhënë jetë një projekti pune shumë ambicioz. Pika jote e fortë është komunikimi dhe të lejon të gjesh zgjidhje të shkëlqyera aty ku të tjerët gjejnë vetëm probleme. Në aspektin sentimental, dikush po pret vetëm një sinjal të vogël, për të bërë përpara me ty.

Luani

Sot do kesh kurajon për të çuar përpara objektivat e tua, pa asnjë shqetësim. Fati është nga ana jote dhe, me mbështetjen e Jupiterit, mund të rritesh dhe të zgjerohesh në shumë fusha të jetës. Sektori i miqësive po të dhuron kënaqësi të mëdha. Në fushën sentimentale, Afërdita mund ta transformojë një miqësi në diçka më të rëndësishme dhe romantike.

Virgjëresha

Hëna dhe Afërdita në disfavor, sot do të të bëjnë të mos ndihesh rehat në shoqërinë e dikujt me të cilin/ën nuk ndihesh mjaftueshëm i/e dëshiruar apo dashuruar. Humori i keq mund të ketë efekte të padëshiruara edhe në punë, ku marrëdhëniet me kolegët nuk janë të shkëlqyerë. Mërkuri të këshillon t’i besosh një miku apo mikeje të shtrenjtë.

Peshorja

Sot nuk arrin t’i shpëtosh një situate pune që të çon në shterim të thuajse të gjitha energjive të tua. Je i/e lodhur dhe i/e bezdisur. Do doje të pushoje, por nuk ke kohë. Të paktën në dashuri, situata duket se është pozitive dhe Afërdita favorizon udhëtimet. Nëse je në kërkim të shpirtit tënd binjak, insisto dhe mos hiq dorë!

Akrepi

Hëna sot të këshillon të kursesh për t’i bërë një dhuratë njeriut të veçantë në jetën tënde, të cilin/ën e dashuron dhe do doje ta shihje të lumtur në çdo minutë të ditës. Nuk e vë re që dhurata më e bukur që mund t’i bësh është përkushtimi yt, vëmendja dhe përkëdhelitë. Marsi promovon thuajse çdo iniciativë tënden. Mërkuri ndërkohë të bën të arrish pikësynime të reja edhe në punë.

Shigjetari

Me hënën në shenjë, sot është e mundur të hysh në empati me njerëzit që të qëndrojnë pranë, duke arritur të kuptosh emotivet e vërteta që i shtyjnë për t’u sjellë  në një mënyrë të caktuar me ty. Në punë është e rëndësishme të pranosh kërkesat që të bëhen. Në dashuri do kesh ndonjë mosmarrëveshje me partnerin dhe Afërdita të bën protagonist/e të bisedave të zjarrta.

Bricjapi

Yjet sot të këshillojnë të kujdesesh për trupin dhe mirëqënien tënde. Ke nevojë për të shkarkuar stresin dhe të shkosh në palestër mund të jetë zgjidhja e duhur edhe për të humbur ndonjë kile. Për të përmirësuar humorin, duhet të punosh me mënyrën tënde të komunikimit, shpesh të ashpër. Në dashuri, janë gjërat e thjeshta ato që të bëjnë të lumtur.

Ujori

Sektori i miqësive dhe takimet e reja do jenë sot në qendër të ditës. Është e rëndësishme të shkëputësh vëmendjen hera herës nga puna dhe t’i dedikohesh hobi-ve që ke, apo gjërave që të pëlqejnë. Në fushën sentimentale, ndihesh komos/e në shoqërinë e një personi me të cilin/ën do doje të kaloje gjithë jetën tënde.

Peshqit

Hëna kundër sot të bën të ndihesh mirë me punën, ku një grua po përpiqet të pengojë projektet e tua. Je këmbëngulës/e dhe kokëfortë. Marsi pro teje të jep të gjitha mundësitë për të dalë ballë lartë nga çdo vështirësi. Në aspektin familjar duhet të bësh disa restaurime të cilat, në fakt, do doje t’i shtyje për sa më vonë të jetë e mundur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet