Horoskopi, 13 maj 2019

Dashi 21/3 – 20/4

Pushimet tuaja nuk kanë qenë aspak entuziaste dhe optimiste, kështu që do të ndjeni peshën e stresit të akumuluar. Mundohuni të planifkoni një fundjavë të qetë.

Demi 21/4 – 21/5

Sot do të jetë një ditë e tensionuar, pavarësisht takimit me miqtë dhe kolegët, nuk do të jeni të lumtur. Hëna ndodhet në një pozicion të brishtë dhe do t’iu bëjë nervoz

Binjakët 22/5 – 21/6

Kjo ditë nuk paraqitet e kënaqshme, për shkak të ndikimit të Neptunit. Mos u shqetësoni, pasi së shpejti në sajë të ndikimit të Diellit dhe këshillave të një personi të afërt, do të rigjeni qetësinë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot do të jetë një ditë e qetë. Për gjithë ata që kanë qenë konfuz në dashuri, me qetësinë e pranishme në qiellin tuaj astral, mund të arrini shumë.

Luani 23/7 – 21/8

Do të jenë të shumta rastet kur do të vini në praktikë synimet tuaja të mira. Edhe në dashuri do të ndiheni të mbushur me entuziazëm. Me partnerin do të keni sintoni të plotë.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Kjo ditë do të jetë kryesisht me fat. Në dashuri nuk do të keni vështirësi për të marrë atë që dëshironi nga partneri, por edhe në punë do të arrini rezultate të mira.

Peshorja 24/9 – 23/10

Debatet me partnerin ose në familje, do të shkaktojnë jo pak shqetësim te ju. Sot do të keni si synim të shijoni ditën me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj.

Akrepi 24/10 – 22/11

Gjatë kësaj dite do e gjeni veten duke planifkuar më mirë punën tuaj. Në studime dhe dashuri, do të vendosni objektiva të cilat do të kenë një afat fks.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Kjo ditë do të jetë mjaf pozitive për ata që janë në çif. Do të ndiheni optimist dhe prania e një mikut tuaj, do të zhdukë çdo shqetësim. Në dashuri mund të ketë konflikte të vogla.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Dita do të jetë disi e vështirë, sidomos prej pranisë së Uranit, Hënës dhe Mërkurit. Megjithatë bëni kujdes në punë dhe studime, që të arrini rezultatet e pritshme.

Ujori 21/1 – 19/2

Do të keni shumë gjëra për të bërë, por mundohuni që t’i klasifkoni sipas rëndësisë. Mundohuni të mos e lini pas dore partnerin dhe shmangni sa më shumë nervozizmin.

Peshqit 20/2 – 20/3

Dyshimet dhe mungesa e sigurisë do ju bëjnë të lëkundur gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë zgjidhjen e problemeve. Meditimi do t’iu ndihmojë të qartësoni më mirë gjërat tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet